Një grup protestuesish të maskuar, të pajisur me shkopinj, kanë ndaluar një autoambulancë që po kalonte pranë Sheshit Skënderbej në Tiranë.
Ata kanë hapur derën e autoambulancës, kanë zbritur poshtë stafin mjekësor dhe kanë kontrolluar brenda mjetit nëse ka pasur të fshehur civilë apo gaz lotsjellës.
“Ça s’bien këta, bien molotovë dhe gaz”, thotë një prej protestuesve.
‘O shok, leje se ka njerëz të sëmurë brenda”, thotë një tjetër protestues.
Edhe më herët gjatë ditës së sotme, protestuesit kanë ndaluar autoambulancat për të kontrolluar brenda tyre.










