• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili ‘i jep mend’ ambasadorit Lu: Ja qëndrimi që duhet të mbaje për Tahirin…

by A R
09/11/2017 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI, u shpreh se ambasadori amerikan, Donald Lu duhet të mbante një qëndrim të qartë për çështjen Tahiri.

I ftuar në studion e Repot Tv, Vasili tha se Lu duhet t’i kishte kërkuar maxhorancës heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm.

“Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?”, tha Vasili.

I pyetur nëse LSI pret rezultate konkrete nga operacioni “Forca e Ligjit”, Vasili tha se “zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë s’kanë pse të na çojnë në janar”. “Duhet një qëndrim i fortë ndaj maxhorancës, boll më me krimin. Në politikën ka qëndrime të qarta, o i voton, o i pengon. Maxhoranca pengoi”, tha ai.

Vasili u shpreh skeptik edhe për Vettingun në polici. “Janë të njëjtët njerëz. Refuzoj ta besoj vetëpastrimin e policisë pasi janë po ata që përmbytën Shqipërinë me drogë”, tha ai. Sa i takon ardhjes së agjentëve të FBI në kuadër të operacionet “Forca e Ligjit”, Vasili kërkoi që të bëhej publike marrëveshja. “Është detyrim ligjor që qeveria të bëjë transparente marrëveshjen me FBI”, shtoi ai.

“Droga, BE të ishte më e rreptë”
“BE duhet të ishte më e rreptë me qeverinë për çështjen e drogës”, tha Petrit Vasili duke iu referuar vizitës së komisionerit për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn në Tiranë.  “Kemi probleme shumë të rënda nga korrupsioni, nga krimi, nga droga. BE duhet të ishte më e rreptë me qeverinë për çështjen e drogës. Presim rezultate nga Vettingu, i cili do jetë çelësi për negociatat me BE”, tha Vasili.

Kreu i deputetëve të LSI, iu referua edhe deklaratave të Ramës për mediat. “Autoritarizmi i Ramës po i imponohet medias. Një gazetar e quajti fjalimin e Ramës vrastar, komente të tilla tha, vrasin gazetarë. Ajo media që nuk kapet nga ai, është media që gënjen, është media kazan”. /a.m.

Next Post
Afera CEZ/ Balla pyet prokurorinë: Si i mori konsulenti pa shkollë i Berishës për një ditë 6.8mln euro?!

Afera CEZ/ Balla pyet prokurorinë: Si i mori konsulenti pa shkollë i Berishës për një ditë 6.8mln euro?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In