• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera CEZ/ Balla pyet prokurorinë: Si i mori konsulenti pa shkollë i Berishës për një ditë 6.8mln euro?!

by Java News
09/11/2017 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend i vuri theksin dhe njëherë aferës së madhe të privatizimit të kompanisë CEZ.

Balla sot solli një fakt tjetër të rëndësishëm që komisoni hetimor parlamentar për këtë çështje ka konstatuar në raportin e tij. Konsulenti i Sali Berishës dhe Shkëlzenit, Nue Nik Kalaj është pa shkollë të lartë. E ky i pashkollë, sipas Ballës, ka marrë për një ditë të vetme konsulence 6.8 mln euro. Ndërkohë që institucionet më prestigjoze të konsulencës, IFC dhe Banka Botërore kanë marrë vetëm 550 mijë euro. pra disa herë më shumë se çmimi i konsulentit të Saliut dhe Shkëlzenit. Sipas Ballës prokuroria në gjithë këtë aferë nuk ka hetuar asgjë, por ka zgjedhur ta mbyll në heshtje një prej aferave më të mëdha të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetëror.

Fjala e Ballës:

Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare ka miratuar në mars të këtij viti raportin e një komisioni hetimor, me 74 vota pro, në një prezencë normale të punimeve të Kuvendit.

Në atë raportin e përfundimtar të komisionit, si rrallë herë kur komisionet hetimore në Shqipëri e përmbylin punën e tyre, iu kërkua Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorit të Përgjithshëm, fillimi i procedimit penal për individë, që për shkak të posteve të tyre publike kishin ushtruar ndikim të paligjshëm, shpërdorim detyre në dëm të interesave të Shqipërisë dhe shqitparëve.

Si ka mundësi që ne ende sot kemi prokurorë që cojnë ndërmend që në Shqipërisë e 2017-tës, që po bëhemi gati të hyjmë në 2018, mund të mbyllet një aferë kaq të madhe korruptive pa bërë një qoftë edhe një hetim minimal. në atë dosje të tmerrshme korrupsioni flitet sesi një individ në një ditë për diell paradite paraqitet në një derë banke, merr 6.8 mln euro, rastësia e ka bërë ndoshta që ishte dy javë para zgjedhjeve të qershorit të 2009-tës, rastësi ka qenë ndoshta, që i mori këto 6.8 mln euro si këmbim i asistencës, konsulencës që ky zotëria që nuk kishte universitet, nuk dimë ka mbaruar shkollën e mesme apo jo se nuk e dimë ku është ky zotëria.

Ky na paskësh qenë konsulenti kryesor nëpërmjet kompanisë CEZ dhe qeverisë shqitpare për privatizimin e OSSH. Ky pashkollësi, ky konsulenti na paskësh marrë më shumë para sesa vet IFC dhe Banka Botërore që bënin konsulencën e këtij procesi. ky mori 6.8 mln euro në një ditë, IFC dhe Banka Botërore si fi konsulence kanë marrë 550 mijë euro. po ccishte kjo konsulencë?!

E dini se ç’thotë prokuroria e vendit tonë dhe e të gjithë shqiptarëve?

 

Next Post
Wenger: Nëse doni futbollin, do e doni Messin

Wenger: Nëse doni futbollin, do e doni Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

October 29, 2026
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

October 29, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In