• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasil Llajo: Nëse nuk futemi ne intelektualët në politikë, do na komandojnë injorantët!

by S T
21/03/2025 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur Vasil Llajo ka vendosur të angazhohet politikisht, duke u përfshirë në garën zgjedhore të 11 majit si kandidat në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, zoti Llajo tregon se përse u fut në politikë dhe përse kandidon në listat e hapura.

“Unë nuk kam asnjë siklet që jam në gare me Vangjel Dulen. Sepse Dulen e kam shumë mik, e kam takuar dhe do vazhdoj ta takoj. Pozicionin tim nuk e shoh si një kundërpeshë e Vangjel Dules, nuk e shoh si duel. Ekzistonte mundësia që edhe unë të isha në listat e mbyllura. Por filozofia ime e jetës është të luftoj sepse atë që ta falin shumë shpejt do ta humbasësh. Nëse unë do të isha në listat e mbyllura, do të kisha humbur identitetin tim si mjek. Unë nuk jam deputet, unë jam mjek. Do ta bëj përpjekjen time maksimalisht për qytetin tim. Mua nuk më shkonte mendja t’i hyja politikës. Por kur fillova të ndiej mallin për qytetin tim, nisa të shkoj më shpesh. Kjo është edhe arsyeja pse hapa në 2015-ën një Poliklinike Intermedica në Sarandë, që mos vete vetëm të pi kafe, të shoh detin, por edhe të punoj dhe të ndihmoj njerëzit e mi.

Për çfarë po i hyj politikës?
E para nuk e shoh Parlamentin si karrierë akademike. Unë e kam bërë akademinë time me vite të tëra dhe nuk kam nevojë të shkruaj në CV futjen në Parlament. Nuk e kam për biznes që të përfitoj ekonomikisht. Këto për mua janë të shteruara. Unë po futem në Parlament, sepse erdhi momenti që të kontribuojmë.

Një filozof thotë nëse intelektualët nuk marrin pjesë në jetën politike të një vendi, i bie që do të marrin pjesë injorantët. Dënimi më i madh që do marrin këta intelektualë do të jetë komandimi nga injorantët.”, thotë Dr.Vasil Llajo në DritareTV./K.C/dritare.net

Next Post
Wembley kuqezi! Tifozët shqiptarë “pushtojnë” mitikun anglez, atmosfera brenda stadiumit

Wembley kuqezi! Tifozët shqiptarë “pushtojnë” mitikun anglez, atmosfera brenda stadiumit

Comments 1

  1. Leka says:
    9 months ago

    Ke te drejte o zotni por nje politikan i vjeter ka thane se qeveria eshte pasqyre e popullit !

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në burg babë e bir të dyshuar për krimin pas konfliktit për fejesë

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në burg babë e bir të dyshuar për krimin pas konfliktit për fejesë

December 24, 2025
Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

December 24, 2025
Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në RMV, të respektohet në ligj dhe në praktikë

Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në RMV, të respektohet në ligj dhe në praktikë

December 24, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Dy praktika që nuk kanë lidhje me procesin e rregullt ligjor

December 24, 2025
“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

“Nuk do largohemi kurrë nga Gaza”, Izraeli ndryshon planin e Trump për paqen

December 24, 2025

‘Shpërthen’ ish-deputetja e PD: Ka emra aktivë të opozitës, që sot janë miliarderë!

December 24, 2025
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com