• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Varrezat greke, Ministria e Jashtme dhe Mbrojtja ia ngecin njëra-tjetrës

by A R
22/12/2015 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet shtetërore refuzojnë t’i japin një sqarim zyrtar pyetjes: Ç’ka ndodhur 5 vjet pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore? Misteri ka mbështjellë gjithçka, shkruan Gazeta Shqiptare. Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme ia kalojnë njëra-tjetrës detyrimin për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Në cilën fazë ndodhet dhe a ka përfunduar procesi i zhvarrimit të ushtarëve grekë?

“Kam mendimin se informacionin më të saktë mund ta merrje te Ministria e Jashtme sesa te ne. Ne po fillojmë punën tonë, por nuk mund të parashikoj se do ju vlejë informacioni ynë rreth këtij problemi”, thotë përgjigjja e Drejtorit i Drejtorisë së Inspektimit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Kolonel Vasillaq Balca.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme, në sqarimin drejtuar GSH shkruan: “Institucioni drejtues dhe koordinues i këtij Komisioni (për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë) për palën shqiptare, është Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë”.

Por “pingpongu” mes dy institucioneve nuk përfundon këtu. Pas marrjes së përgjigjes nga MPJ-ja, Gazeta iu drejtua sërish ministrisë së Mbrojtjes. Kjo edhe për faktin se në bazë të vendimit Nr.496, datë 26.6.2011, për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe, ky institucion ngarkohet ligjërisht të ndjekë procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë si edhe në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore të ndjekë zhvillimin e punimeve.

“Mbrojtja” detyrohet që në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme të ndërmarrë edhe të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve që do t’i vihen në dispozicion palës greke për ndërtimin e varrezave. Dhe në përgjigjen e tij, kolonel Balca, në emër të institucionit, përgjigjet: “Pasi kërkuam informacion nga struktura përkatëse dhe personat e caktuar në Ekipin e Ekspertëve shqiptarë, rezulton se ekipi është ngritur me urdhër të Kryeministrit të RSH dhe në të bëjnë pjesë përfaqësues nga disa institucione të vendit. Çdo informacion lidhur me ecurinë e punës mbahet me institucionin që ka ngritur grupin e punës. Për sa më sipër sugjerojmë të interesoheni në institucionin kryesor të aktivitetit”.

Balkanweb

Next Post

Ngrica, një makinë rrëshqet e bie në Bunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In