• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varravingo “xhaxhi”, varravingo..

by Artur Ajazi
28/05/2024 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Dikush, kur sapo kishte nisur protesta e rithemeluesve këtë të martë, më  pyeti “po këta nuk paskan punë tjetër, çdo javë varravingo xhaxhi, varravingo”..Dhe ishte demokrat, ishte nga ata demokratë, që në një nga mbledhjet e Këshillit Kombëtar të PD-së, nga viti 2006, ishte rrahur nga badiguardët e ish-liderit, sepse kërkoi transparencë në votim. Nejse, kjo nuk ka rëndësi për protestën.

E rëndësishme është qorrsokaku ku është futur pa kthim, kjo pjesë “qorre” e opozitës, e drejtuar apo udhëhequr, nga pjesa më e korruptuar e saj. E drejtuar drejt “aksioneve opozitare” nga ata që vishen, jetojnë dhe lëvizin me luks dhe portofolin të mbushur me euro, dhe tallen duke hedhur nga një flamur krahëve, kur flasin kundër Erion Veliajt dhe bashkisë së Tiranës. Varravingo “xhaxhi”, varravingo. Kjo thënie e Cekes në një nga komeditë e tij, u shkon mrekullisht atyre që çdo të martë, (dhe çdo pasdite poshtë ballkonit) dalin dhe hedhin molotovë në dyert e bashkisë, shajnë dhe mallëkojnë Erionin, Dumanin, Ramën, Begajn, qeverisjen, Kuvendin e Shqiperisë, dhe nuk shohin ku janë katandisur.

Nuk shohin se, fushata e ardhshme, do ti heqë kësaj pjese të opozitës, krejt “kallain”që i ka mbetur. Nuk bëhet opozita duke uluritur, duke trembur turistët që kalojnë mes Tiranës, nuk bëhet opozita duke mbrojtur betonin e korrupsionit që nuk harrohet lehtë nga shqipëtarët. “Lironi Sali Berishën”, mbetet kërkesa e çdo mashtruesi, e çdo llafollogu që merr mikrofonin dhe shan me libër shtëpie Dumanin, Erionin, Edi Ramën, ambasadorët e SHBA dhe Be, dhe nuk tregon aspak respekt  dhe edukatë, për vendin, qytetin, dhe statusin që ka ajo palo protestë.

Një parti varravingo, që nuk ka siç thonë pleqtë e vjetër “as punë dhe as zanat”, dhe merret gjithë ditën duke sharë, ofenduar, sajuar, akuzuar, dhe mallëkuar ata që qeverisin, ata që punojnë, ata që zbukurojnë e ndertojnë vendin. Një parti varravingo, që “tjerr rrjetën e merimangës”, dhe nuk di çfarë rruge të zgjedhë, atë të progresit apo shkatërrimit.Por faktet tregojnë se partia e varravingos, ka zgjedhur përfundimisht  rrugën  e rrënimit  teorik dhe faktik të vehtes dhe Shqipërisë.

Atyre u “vret” veshin dhe syrin e bukura, e hijshmja, e reja, modernja progresistja, pasi ka mbetur tek guri, shashka, molotovi, dinamiti, kallashi, dhuna ndaj policisë, mureve të bashkisë, kryeministrisë, duke u veshur përfundimisht me mantelin e “non-gratës” në sytë e shqipëtarëve dhe  nderkombëtarëve.

Next Post
Po ndërtonin ilegalisht mol në plazhin e Golemit, në pranga tre persona

Po ndërtonin ilegalisht mol në plazhin e Golemit, në pranga tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

January 11, 2026
Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

January 11, 2026
Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

January 11, 2026
“Omicron ka transmetueshmëri të lartë”/ Tomini: Rastet më të shumta, të këtij varianti. Vaksina të mbron nga simptomat e rënda dhe vdekja

Tomini: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, rritje me 10% krahasuar me vitin e kaluar

January 11, 2026
Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

January 11, 2026
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

January 11, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kompjuteri dhe telefoni celular janë “sisteme kompjuterike”

January 11, 2026
Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

January 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In