• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varja e të pavarurve

by Çapajev Gjokutaj
19/07/2020 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Në fillim të viteve ‘90 nisi të përdorej sintagma “intelektual i pavarur”. Shënonte persona që nuk bënin pjesë në parti politike, por militonin për interesin publik. Sa kishim dalë nga rendi totalitar, ndaj na dukej çudi të kishte njerëz që qëndronin mbi politikën.

“Ç’janë këta të pavarurit?”, pyeti dikush Kolë Jakovën. “Ata që presin të varen”, qeshi plaku hokatar. Sot, çerek shekulli më vonë, duket se para trekëmbëshit s’ka mbetur këmbë njeriu. Janë varur të gjithë…

Më ka rastisur shpesh të dëgjoj diskutime pse “klima shqiptare” nuk i favorizon të pavarurit. Mercenarë e bij mercenarësh, thotë një palë. Lufta nën flamurin e tjetrit, jo për liri dhe ideale, por për plaçkë e për laçkë, ka qenë ndër zanatet më të pëlqyera të stërgjyshërve tanë. Bëmë baba të të ngjaj.

Të tjerë, duke përdorur ngjyra më pak mitike, thonë se na mungon tradita e mendimit të lirë dhe e burrave të qëndruar. Dhe si provë sjellin hobetë sarkastike të Konicës dhe Nolit kundër Ahmet Zogut. Pastaj shtojnë vargjet e Nolit: “Dhe Faiku faqe ndrron/dje shante sot lëvdon”. Dhe, për t’i vënë kapak muhabetit, kujtojnë sëmundjen e Nolit më 1933, tre mijë frangat e Zogut dhe tërheqjen e intelektualit të madh nga sulmet kundër shtetarit dinak e pucará.

Thembra e Akilit qëndron tek institucionet, thotë një palë tjetër. Edhe intelektualët njerëz janë, para se të mendojnë e të flasin, duhet të hanë, të kenë një punë të sigurt. Rëndom këtë e ofrojnë institucione që janë të pavarura nga politika dhe nga biznesi. Shihni ç’institucione private kemi krijuar!

Jo universitete, por kioska që shesin diploma dhe punësojnë “akademikë” që i bën sus një pronar gjysmë injorant.

Në radhën e institucioneve mund të renditësh dhe mediat, por shumica e tyre që nuk para militojnë për interesin publik, por janë kobure në duart e pronarit që të shantazhojë qeverinë dhe të marrë tendera e koncesione. Doemos që në këtë mëhallë nuk mungojnë gazetarë që punojnë në të zezë dhe presin të marrin rrogat kur ta bjerë hera, ndaj, duan s’duan, katandisen në megafona për të trashur zërat e atyre që janë lart…

Paguajmë mallkimin e vendit të vogël e të varfër, thonë të tjerë. Hapësirat gjeografike i kemi të ngushta, kurse ato ekonomike edhe më të ngushta e më asfiksuese. Si të gjithë ne, edhe intelektuali ka prindër, grua e fëmijë, vëllezër e motra. Një pjesë e tyre janë në bukë të qeverisë, meqë administrata shtetërore mbetet punëdhënësi kryesor. E njohim njëri-tjetrin me fis e me farë, ndaj të afërmit e zërave kritikë shpesh mbeten pa punë. Kush do të donte që fisi ta shihte si delen e zezë?

Hapësirat e ngushta të vendit të vogël bëjnë që elitat t’i kemi të pakta, dhe rrjedhimisht, të ndikuar nga njohje e marrëdhënie personale. Si pasojë, disa intelektualë, në vend që të flasin për politikanin a biznesmenin, për bëmat a gjëmat e tyre, mbeten robër të simpative apo antipative vetjake. Topi bam e Muçua tutje! Thënë shkurt: varua të pavarurve! Nuk bëhen në anët tona…

Next Post
Asnjë viktimë nga Covid-19 në Lombardi, nuk ndodhte që prej 22 shkurtit

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Lombardi, nuk ndodhte që prej 22 shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In