• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varja e të pavarurve

by Çapajev Gjokutaj
19/07/2020 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Në fillim të viteve ‘90 nisi të përdorej sintagma “intelektual i pavarur”. Shënonte persona që nuk bënin pjesë në parti politike, por militonin për interesin publik. Sa kishim dalë nga rendi totalitar, ndaj na dukej çudi të kishte njerëz që qëndronin mbi politikën.

“Ç’janë këta të pavarurit?”, pyeti dikush Kolë Jakovën. “Ata që presin të varen”, qeshi plaku hokatar. Sot, çerek shekulli më vonë, duket se para trekëmbëshit s’ka mbetur këmbë njeriu. Janë varur të gjithë…

Më ka rastisur shpesh të dëgjoj diskutime pse “klima shqiptare” nuk i favorizon të pavarurit. Mercenarë e bij mercenarësh, thotë një palë. Lufta nën flamurin e tjetrit, jo për liri dhe ideale, por për plaçkë e për laçkë, ka qenë ndër zanatet më të pëlqyera të stërgjyshërve tanë. Bëmë baba të të ngjaj.

Të tjerë, duke përdorur ngjyra më pak mitike, thonë se na mungon tradita e mendimit të lirë dhe e burrave të qëndruar. Dhe si provë sjellin hobetë sarkastike të Konicës dhe Nolit kundër Ahmet Zogut. Pastaj shtojnë vargjet e Nolit: “Dhe Faiku faqe ndrron/dje shante sot lëvdon”. Dhe, për t’i vënë kapak muhabetit, kujtojnë sëmundjen e Nolit më 1933, tre mijë frangat e Zogut dhe tërheqjen e intelektualit të madh nga sulmet kundër shtetarit dinak e pucará.

Thembra e Akilit qëndron tek institucionet, thotë një palë tjetër. Edhe intelektualët njerëz janë, para se të mendojnë e të flasin, duhet të hanë, të kenë një punë të sigurt. Rëndom këtë e ofrojnë institucione që janë të pavarura nga politika dhe nga biznesi. Shihni ç’institucione private kemi krijuar!

Jo universitete, por kioska që shesin diploma dhe punësojnë “akademikë” që i bën sus një pronar gjysmë injorant.

Në radhën e institucioneve mund të renditësh dhe mediat, por shumica e tyre që nuk para militojnë për interesin publik, por janë kobure në duart e pronarit që të shantazhojë qeverinë dhe të marrë tendera e koncesione. Doemos që në këtë mëhallë nuk mungojnë gazetarë që punojnë në të zezë dhe presin të marrin rrogat kur ta bjerë hera, ndaj, duan s’duan, katandisen në megafona për të trashur zërat e atyre që janë lart…

Paguajmë mallkimin e vendit të vogël e të varfër, thonë të tjerë. Hapësirat gjeografike i kemi të ngushta, kurse ato ekonomike edhe më të ngushta e më asfiksuese. Si të gjithë ne, edhe intelektuali ka prindër, grua e fëmijë, vëllezër e motra. Një pjesë e tyre janë në bukë të qeverisë, meqë administrata shtetërore mbetet punëdhënësi kryesor. E njohim njëri-tjetrin me fis e me farë, ndaj të afërmit e zërave kritikë shpesh mbeten pa punë. Kush do të donte që fisi ta shihte si delen e zezë?

Hapësirat e ngushta të vendit të vogël bëjnë që elitat t’i kemi të pakta, dhe rrjedhimisht, të ndikuar nga njohje e marrëdhënie personale. Si pasojë, disa intelektualë, në vend që të flasin për politikanin a biznesmenin, për bëmat a gjëmat e tyre, mbeten robër të simpative apo antipative vetjake. Topi bam e Muçua tutje! Thënë shkurt: varua të pavarurve! Nuk bëhen në anët tona…

Next Post
Asnjë viktimë nga Covid-19 në Lombardi, nuk ndodhte që prej 22 shkurtit

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Lombardi, nuk ndodhte që prej 22 shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In