• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur dhuna ushqen egon politike

by Roland Lami
24/03/2026 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Dhuna nuk është një mjet politik, edhe pse shpesh përdoret si i tillë. Sali Berisha e ka treguar këtë qartë gjatë karrierës së tij 34-vjeçare edhe pse e di më mirë se kushfo tjetër që nuk i sjell fitore, vazhdon ta përdorë. Pasi në thelb, dhuna nuk ka funksion për të fituar kapital politik por ajo shërben për të maskuar nevojën e tij psikologjike për përmbushje egoje. Siç e shpjegojnë jo pak psikolog që analizojnë fenomenin e dhunës në politikë, ajo prodhon një ndjesi të menjëhershme pushteti dhe kontrolli që logjika politike nuk mund ta ofrojë, dhe për një lider që e ka ndërtuar identitetin mbi dominimin, kjo ndjesi është shpesh më e rëndësishme se çdo rezultat politik.

Në këtë nivel, dhuna bëhet një qëllim në vetvete. Nuk ka rëndësi nëse ajo është e efektshme për të fituar mbështetje; rëndësi ka ndjesia që i jep liderit që ai të ndjehet dominues, i pamposhtur, dhe i pranishëm. Çdo akt dhune është një rikthim i menjëhershëm i pushtetit mbi situatën dhe mbi njerëzit që e rrethojnë.

Një dimension tjetër është varësia psikologjike që krijon përdorimi i dhunës. Pas dekadash përdorimi të konfliktit dhe tensionit si mënyrë veprimi, qetësia bëhet e dyshimtë dhe pa vlerë. Lideri mëson të reagojë automatikisht me dhunë kur ndjen se po humbet kontrollin ose të fitoj kontroll. Dhuna nuk është zgjedhje strategjike, por refleks, një mekanizëm i instaluar brenda mënyrës si e percepton botën, për të gjithçka matet me kontrollin e pushtetit dhe jo me rezultatet.

Në mendësinë e tij dominon ideja se është më mirë të jesh problem për të tjerët sesa i parëndësishëm. Qetësia nuk prodhon vëmendje, frikë apo reagim, ndërsa dhuna, edhe kur është e dëmshme politikisht, garanton një gjë që të gjithë merren me ty. Në këtë mënyrë, dhuna bëhet një lloj instrumenti jo për të fiyuar kapital politik por për tu mos u harruar. Për një ego që mat veten jo me rezultate, por me intensitetin e pranisë, kjo mjafton.

Në fund, paradoksi është i thjeshtë dhe i hidhur. Dhuna nuk përdoret sepse funksionon politikisht, por sepse funksionon psikologjikisht. Është një mënyrë për të ushqyer ego-n, për të rikthyer menjëherë ndjesinë e fuqisë dhe për të mbajtur kontroll mbi perceptimin e të tjerëve. Dhe për një lider që e ka identitetin e lidhur kaq ngushtë me dominimin, kjo ndjesi është shpesh më e vlefshme se çdo fitore elektorale.

Kur dhuna bëhet mjet i qëllimshëm për të imponuar prani, ajo normalizon frikën, tensionin dhe konfliktin, duke e bërë veten pjesë të “zakonshme” të marrëdhënieve publike. Publiku mëson të përballet me agresivitetin si rutinë, ndërsa vetë lideri zhytet gjithnjë më shumë në një realitet psikologjik ku çdo sukses matet jo me vota, por me nivelin e terrorit që mund të shkaktojë. Kjo krijon një cikël të rrezikshëm ku egoja ushqehet nga dhuna, dhuna deformon perceptimin shoqëror, dhe shoqëria mësohet të gjykojë fuqinë nga agresiviteti, jo nga argumenti apo meritë.

Next Post
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In