Në Britaninë e Madhe duket se po qarkullon një variant i ri i koronavirusit, shumë herë më i rrezikshëm sesa të tjerët.
Sipas një shkrimi të publikuar në Daily Mail, deri tani janë zbuluar 33 raste me këtë lloj virusi.
Madje, ky variant mund të shmangë imunitetin e shkaktuar nga vaksinat, kanë thënë studiuesit në Britani.
Zbulimi mund të sjellë sërish pasoja për Britaninë e Madhe drejt një izolimi të plotë.
Ky mutacion E484K është i pranishëm në variante që u shfaqën në Afrikën e Jugut dhe Brazil dhe mendohet se e bëjnë virusin më të aftë të shmangë antitrupat neutralizues të prodhuar nga trupi.
Dr Simon Clarke, një profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Reading, tha se ishte e paqartë se çfarë efekti mund të kenë në aftësinë e koronavirusit shumë prej mutacioneve për të krijuar një infeksion, ose mbi ashpërsinë e sëmundjes, por prania i mutacionit E484K ishte i njohur në variantin e Afrikës së Jugut për të dhënë një shkallë të rezistencës ndaj disa vaksinave.
/a.r











