• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta si ushqim për budallenjtë

by Bajram Peçi
09/02/2026 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ushqimi më i parapëlqyer i budallenjve ka qenë dhe mbetet lajka. Njerzit vdesin për pak lajkë! Nuk janë të pakët edhe të mençurit që bien viktima, janë të gatshëm ta shijojnë ose së paku të shohin se si u vijnë rrotull njerzit afër tyre!? Konkurenti më serioz i lajkës në menynë e ushqimit për sërën e budallenjve, pason në marrjen pjesë në protestën shqiptare të radhës.

Protestat e partive politike në sistemet demokratike janë pjesë e pashkëputur e lirisë në demokraci. Zvicra nuk bën protesta, jo se atje gjërat shkojnë fjollë, por kanë gjetur referendumin në popull, pasi kanë parë dhe provuar se protestat janë një gënjeshtër për turmën, shpenzohet kohë dhe fonde pa dobi. E kanë gjetur më me vend që fondet t’i përdorin për shtypje fletë-votimi, dhe me daljen e rezultatit, këtu, debati nëse duhet përdorur ose jo therja fizike për kafshët e kultivuara për mish, mbaron!

Në Paris protestat kanë patur plot arsye. Komuniteti arab i qytetit, sëbashku me Marsejën, u përfshinë para disa vitesh se ekipi arab u mund në botërorin e futbollit. Zemërimit të protestuesve ju nënshtruan automjetet e parkuara në rrugë, të cilat u përmbysën ose u dogjën. Por protestat për moshën e daljes në pension ishin tjetër gjë sepse atje ka sindikata, që këtu janë varrosur prej 30 vjetësh. Të fundmit sindikalistë në Shqipëri, prijësit e tyre, u larguan për SHBA, etj., pasi shitën copat e mbetura të kampeve të pushimit të punëtorëve.

Kur Partia Socialiste dhe kryetatri saj kishin dëshmi dhe prova bindëse se rezultatet e votatave në Lezhë u manipuluan në dëm të saj, çka ndryshonte rezultatit e përgjithshëm, kërkuan hapjen e kutive. Ndonëse ngritën në bulevard çadra, u mbyll gjithsesi protesta maratonë, pavarësisht se Rama i la Berishës në nëntor 2009, 10 ditë afat, “Hap kutitë ose të iki me zgjedhje të parakohshme”.

Nga çadra zhurmonte: “Nëqoftëse Berisha nuk hap kutitë ne do ta ngremë popullin shqiptar dhe do të ndalemi vetëm kur në Shqipëri të jenë shpallur zgjedhjet e parakohshme… Berisha do të dorëzohet si uzurpator. Ne nuk vijmë nga dhuna e nuk nxisim dhunë”, tha Rama në fjalën përmbyllëse

Po Berisha, hahaha…ju tha: nuk i hap kuti!? Protestat le të vazhdojnë! “Kutitë” -u tha Berisha-nuk hapen as sikur të ngrihet Enveri nga varri. Protestuesit qëlluan me vezë kryeministrinë, Berisha i përshëndeti gjuajtësit nga dritarja e kryeministrisë.

Një ditë, protesta u mbyll, Me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian dhe me ftesë të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha dhe opozitari Rama u nisen për në Strasbourg, për të ngrënë pjesë një darkë dhe …për t’i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri.

Militantët e Salës nuk gjuajnë me vezë (që nuk i kanë). Gjuajnë me bomba Molotov. Protesta me militantët e fshatit Mamurras, që Berisha i quan “Kombëtare”, kërkojnë paraprakisht dehjen me ushqimin e pijen, “se duhet me gjallë ose vdekur” të ruhet e mbrohet pasuria e luksi i prijësve të tyre! Kjo, sa pë nxemje, si i nxitje vullnetare e marrëzisë. Prijësi Berisha i gënjen të varfrit e Kamzës të thirrur në protesta antiqeveritare, që të luftojnë “narkoshtetin”. I quan protestuesit “Sovran”, zotër, kur ata nuk zotërojnë as një plis dheu!?

Sala u drejtohet me pasion të mjerëve pjesëmarrës, që të mbushin sheshin, flat me këmbëngulje e me zjarr, shoqëruar sipas zakonit me kërcënime e fyerje për kundërshtarët politikë. Karakteri e natyra e mbrapshtë, e nxjerrin rregullisht nga caqet e qytetarit. Qytetërimi i një populli, qoftë dhe i një grupi fisnor si ky grupimi i famijes Berisha, mënyra më e mirë për ta gjykuar është rruga, sjellja në rrugë. Lexuesin e siguroj se ashtu si e sheh në rrugë, me sjellje të pahijshme, do ta gjesh me sjellje të pahijshme edhe në shtëpi. Do mbesi gjatë në kujtesën e shkurtër të shikuesve TV, sjellja e Sali Berishës, që duke e valëvitur para turmës së egërsuar e nxitur prej tij, përdhoste flamurin kombëtar, prapa të cilës fshihet.

Me flamurin që valon dhe grupin e molotovëve që shpërthejnë në zjarr e flakë karburantin në dyert e muret e selisë qeveritare të Shqipërisë, mund të vazhdojë deri në ditën kur do u vijë radha zgjedhjeve të reja. Prej këtyre protestave, përpos humbjes së entuziazmit të pjesëmarrësve, mbeten vetëm njollat e djegjeve që karburanti i bombave Molotov ka lënë në shkallët dhe hapësirën para kryeministrisë.

Next Post
Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

"Balluku", avokati: Një vendim pa vendim është absurditet, Kushtetuesja duhej t’i drejtohej “Venecias”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com