• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vargjet prekëse të Arben Dukës për vëllanë: Përse s’më more mua o Zot?

by A R
23/03/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se u nda nga kjo jetë në moshën 60 vjeçare, vëllai im i shtrenjtë, profesor Sofokli Duka. Varrimi bëhet sot në varrezat e Sharrës. U prehtë në paqe dhe e pastë dheun e lehtë! Lamtumirë i shtrenjti Sofo, lamtumirë!” – kështu njoftonte dy ditë më parë poeti Arben Duka për gazetën DITA.

Sofokli Duka, me arsim të lartë ushtarak, ka qenë kriminolog dhe studiues. Sot, poeti i njohur sjell vargjet prekëse kushtuar të vdekjes së parakohshme të të vëllait:

Përse më le të gjallë-o Zot,
përse s’më le me kohë të shkoja,
një ditë të zezë-si kjo sot,
as hasmit kurrë s’do t’ia uroja!

Unë asaj rruge i jam nisur,
dhe do të ikja qetësisht,
gjithë Botën sot ma ke përmbysur,
tim vëlla kur more pabesisht!

O kujë-o shpatë e helmatisur,
o muzë e zezë që sot s’më bindet,
ah-në ç’greminë më ke gremisur,
me ulërimë tromaks dhe xhindet!

Si u këput gjithë ai lis,
nga gjithë njerëzit më i miri,
çudi si mëndja s’më lëviz,
aq sa të bëj dhe harakiri!

Për dhimbjen shpesh e shpesh kam shkruar,
kur na ka lënë babai dhe mëma,
po kjo nuk ka të krahasuar,
se është më gjëmë dhe nga gjëma!

Më s’e kuptoj të jetës vlerë,
që na zhyt thellë në këtë zi,
unë do ta falja menjëherë,
që përsëri të ngjallesh ti!

Se unë nuk jam aspak i gurtë,
dhe pse e shtyva këto mote,
porse tani jam i sigurtë,
që do të vdes nga vdekja jote!

Ndaj po të pyes përsëri:
“Pse dje s’më more mua-ZOT,
se shumë i lodhur jam tani,
dhe këtë dhembje s’e mbaj dot?!”

Pse ma rrëzove me sëpatë,
sot shtyllën time të besimit,
më zhyte në të zezën natë,
në det të thellë të hidhërimit?!

Se mund të vijnë me të vërtetë,
ditët e bardha të bekimit,
por jeta ime do të jetë,
një simfoni e pikëllimit!

Sot jam një shkëmb krejt i thërrmuar,
njëlloj si jashtë edhe brënda,
dhe asnjëherë s’e kam menduar,
se ka dhe dhembje kaq të rënda!

Ndaj kësaj here u dorëzua,
një i paepur-fjalë zjarrtë,
se pabesisht sot përmbi mua,
ka rënë mali më i lartë!

Po Sofo Dukën nga Labova,
në jetë e kisha një pishtarë,
sot që u shua e kuptova,
që e kam dashur si i marrë!

Qe një gjeni me të vërtetë,
tamam pas emrit Sofokli,
dhe s’njoha kurrë në këtë jetë,
Një më të ndershëm se Ai!

Si nuk më iku dritë e syrit,
të shkretat duar pse s’m’u thanë,
që tash nën dritën e qiririt,
të shkruaj elegji për vëllanë?!

Mos kapte syri rreze drite,
fare pa sy do qe më mirë,
mos ja arrinim kësaj dite,
që Atë lis ta shihnim shtrirë!

S’e fsheh që jam kaq i tronditur,
se gojë më gojë hanim me vëllanë,
se ishte ylli më i ndritur,
që kishin lindur ato anë!

Tani u bë zi dhe më zi,
dhe ngjyrat gjithë të zeza janë,
më fal-i shtrenjti Sofokli,
që atë çast s’t’u ndodha pranë!

Më fal-o vëlla-o mik-o shok,
pa tyja ndihem krejt i humbur,
por nëse do të ishim tok,
ne vdekjen do ta kishim mundur!

Po thonë që fati na është shkruar,
nga lindja gjer në vdekje krejt,
me Zotin jam i zëmëruar,
se është treguar i padrejtë!

Ndaj do t’i thosha nja dy fjalë:
“Ne të besonim – more burrë,
po ti na bëre këtë radhë,
padrejtësinë që s’ndreqet kurrë!”

Next Post

Engjëllushja e 'Victoria Secret' mahnit me nudot e saj (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In