• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 3, 2022
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Vargjet e Hysni Kapos për Berishën: E kam bilbil nga goja

Java News by Java News
27/03/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Idajet Beqiri / Dita

Kazhimizh Mijal u mbajt thuajse i izoluar në Tiranë. Ai, i veshur si “Veseli”, me sjelljet e “Veselit”, shumicën e kohës rrinte i mbyllur në vilën e tij, me raste shëtiste në rrugët e Tiranës, frekuentonte ndonjë lokal, i shoqëruar kudo nga Eqerem Sinani, i cili u caktua si badigard i tij.

Udhëheqja e Partisë së Punës e përdorte Kazhimizhin për të bindur popullin se kishim një udhëheqës që kishte shumë miq në botë, dhe se e ardhmja i buzëqeshte marksist-leninistëve të vërtetë. U duhej gjithashtu për të konfirmuar faktin se qendra rrezatuese e sundimit të marksizëm-leninizmit të  vërtetë, pas tradhtisë së madhe të Nikita Hrushovit, ishte Shqipëria dhe Kina.

Shqiptarët ishin të bindur se Kazhimizh Mijal vinte herë pas here në raste evenimentesh në Shqipëri, domethënë kur bëheshin kongrese, festime të ndryshme etj. Nuk e dinin që atë e kishim “Vesel”, mik të Eqerem Sinanit, qytetar të përhershëm të Tiranës.

Eqeremi tregon për një rast kur Kazhimizhi do të shkonte në një aktiv partie në Shijak, në prag të Kongresit VI të Partisë së Punës. Në këtë Kongres ishin ftuar shumë kryetarë të partive marksiste-leniniste nga vende të ndryshme të botës. Ndër këta të ftuar ishte edhe Kazhimizh Mijal, sekretari i parë i Partisë Marksiste Leniniste të Polonisë. Ne e dinim se ai na vinte nga Varshava, në një kohë që ai jetonte në Tiranë.

kapo DITA

Hysni Kapo dhe shoqëruesi i tij Nexhip Pajaj në kujtimet e shkruara të të cilit bazohet ky rrëfim

Aktivi i Partisë ishte vendosur të mbahej në orën 16.00. Mirëpo pjesëmarrësve u ishte thënë se edhe mund të vonohej fillimi i punimeve të aktivit për shkak se pritej të vinte me avion një mik i veçantë si Kazhimizh Mijal. Në orarin që mbërrinte avioni i linjës (ai dukej kur kalonte mbi hapësirën qiellore në Shijak) u tha se pikërisht në këtë avion ndodhej Kazhimizhi, dhe sapo ai të mbërrinte në Rinas, do të pritej nga Ramiz Alia dhe do të vinte drejtpërdrejtë në Shijak!

Në momentin që avioni u ankorua në Rinas, niset “Veseli” nga Tirana me “Benzin” e Parkut të Delegacioneve dhe mori pjesë në Aktivin e Partisë. Një mashtrim që bëhej i besueshëm edhe nga kronika e gënjeshtërt e ditës së nesërme në gazetën “Zëri i Popullit”.

Eqeremi tregon edhe një episod të bukur, kur “Veseli” ndodhej te Vilat e Udhëheqjes në Durrës. Bënte plazh aty. Një ditë u dha alarmi se disa agjentë kishin depërtuar me një grup të madh turistësh polakë, të cilët kishin ardhur për vizitë në Shqipëri dhe ishin sistemuar për të qëndruar dhe fjetur në Hotel “Adriatik”. Ata kishin pikasur se Kazhimizh Mijal ndodhej në Durrës dhe do ta rrëmbenin. – E morëm Kazhimizhin, – thotë Eqeremi, – dhe e futëm në bodrumin e nëndheshëm të Vilës. Ajo ishte e mbushur me ujë. Veshëm të dy çizme dhe kemi qëndruar aty për disa orë, deri sa “rreziku” ishte larguar.

Kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Kinën, Kazhimizh Mijal mbajti anën e kinezëve, për rrjedhojë u largua nga vendi ynë. U vet dorëzua në Poloni në vitin 1982, bëri përsëri nja tre muaj burg dhe u la i lirë, derisa vdiq në vitin 2010 në moshën 100 vjeç.

Enver Hoxha dhe Hysni Kapo

Enver Hoxha dhe Hysni Kapo

Llambi Peçini, ashtu si të gjithë ata persona me përgjegjësi në kupolën e regjimit komunist, të cilët kishin qenë besnik të Hysni Kapos e Mehmet Shehut, përfunduan të pushkatuar dy vjet pas vdekjes së Hysniut.

Mua më kujtohet gjyqi që u bë kundër Llambi Peçinit në vitin 1982, si pjesëtar i “grupit armiqsor” të “poliagjentit” Mehmet Shehu! Isha kryetar i Gjykatës së Krujës në atë kohë.

Gjyqi zhvillohej në sallën e Gjykatës së lartë në Tiranë. E drejtonte Aranit Çela. Në sallën e vogël e  ndiqnin gjyqin disa persona të pajisur me ftesa. U hap dera e sallës së gjyqit dhe u fut me hekura në duar Llambi Peçini, një burrë kolos, i gjatë, por dukej që ishte keqtrajtuar. Në sallë ndodheshin kamera, të cilat e regjistronin të gjithë procesin.

Sapo hyri Llambi Peçini, kur pa që gjithçka filmohej, shpërtheu: “Po çfarë bëhet more kështu, por jemi besnikë të Partisë dhe të popullit more… por kemi sakrifikuar jetën për atdheun dhe këtë popull more, po i thoni more Enver Hoxhës se kemi qenë dhe jemi besnik të tij. A di gjë Enver Hoxha çfarë bëhet me ne, more?! Po pse doni të na marr me vete Hysni Kapo edhe neve?!… ”

Në atë kohë, i pandehuri nuk lihej të fliste kaq gjatë, aq më tepër pa lejen e trupit gjykues, dhe për më shumë, kur ato që deklaroheshin nuk kishin të bënin me  të ashtuquajturat “akuza” të ngritura kundër pjesëtarëve të “bandës Shehu”! Mirëpo Aranit Çela e la të shprehej Llambi Peçinin, duke i dhënë pastaj dënimin kapital me vdekje.

Mehmet Shehu shkoi për mort pas vdekjes së Hysni Kapos edhe te Pëllumbi, djali i madh i Hysniut, të cilin e kishte me gruan e parë. Pëllumbi në këtë kohë ishte në funksionin e kryetarit të degës së brendshme në Berat. Edhe ai ishte në Paris ditët e fundit të jetës së Hysni Kapos.

Pasi e ngushëlloi, Mehmeti i bëri një pyetje të çuditshme Pëllumb Kapos:

“A të ka ardhur Ramiz Alia për ngushëllim…?!”

“Jo, i tha Pellumbi!”

Nuk u zgjat më ky muhabet. Mehmeti iku. Nuk kaluan as dy ditë dhe i shkuan Pëllumb Kapos  për ngushëllim në Berat, ku ai jetonte edhe Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Manush Myftiu…

Mjeku i Hysni Kapos, Dine Abazi, përsëri tregonte kujdes dhe i qëndronte pranë familjes “Kapo”. Ndërsa Berisha “i lau” hesapet me këtë familje. Ai i qëndronte strikt sentencës “i gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekurit”.

Berisha u zhduk nga sytë këmbët pas vdekjes së Hysniut dhe marrjes së funksioneve të tij prej Mehmet Shehut. Atë që i pohoi Hysni Kapos në spital ditët e fundit të jetës, ky i fundit  e kishte marrë me vete, por dëshmitari okular Eqerem Sinani, i cili edhe pse nuk ishte anëtar i Partisë së Punës, mund të vinte në dijeni udhëheqjen e atëhershme të Partisë për sa kishte dëgjuar me veshët e tij dhe për çfarë i kishte thënë vet Hysni Kapua.

Hysni Kapo me truprojat

Hysni Kapo me truprojat

Mirëpo Eqeremi nuk e kishte hapur gojën për atë bisedë. E dinte që do e thërrisnin në ballafaqim. Më vonë i ka pohuar Nexhipit se “ballafaqimi mund ta nxirrte humbës atë, pasi punët mund të ishin më të thella”. Bie fjala, njeriut të parë që ai kishte për detyrë t’i thoshte sa dëgjoi para se Hysni Kapo të vdiste, ishte Servet Backa, një burrë tepër i respektuar, i aftë dhe shefi i drejtpërdrejtë i tij në Drejtorinë e dytë të Ministrisë së Brendshme.

Mirëpo Eqeremi i ka pohuar Nexhipit se vjehrra e Servet Backës jetonte në Amerikë, dhe Serveti, kur ishte me shërbim pas Hysni Kapos, fshehtazi e kishte takuar dhe kishte qëndruar me vjehrrën. Fakt i cili nëse do të dihej atëhere prej Enver Hoxhës, atij mund t’i ikte koka, pasi i tillë ishte morali i kohës dhe perceptimi për “imperializmin amerikan”!

Sipas Nexhipit dhe Eqeremit “zhdukja” e menjëhershme e  Sali Berishës prej familjes “Kapo” fill pas vdekjes së tij, fliste për shumë gjëra, jo thjesht për karakterin e tij.

Karakterin e Berishës e kishte njohur vetë Hysniu. Ambicia e tij për të qenë pranë Hysni Kapos dhe pas çdo personi me pushtet në Tiranën e asaj kohe,  ishte vërtetë e sëmurë.

Hysniu shëtiste shpesh nga Kodrat e liqenit në Tiranë. Saliu e merrte vesh orën kur Hysniu delte nga Blloku për shëtitje dhe i qepej nga pas. Në ato vende ku kishte të pranishëm njerëz, ai i ngjitej përkrah Hysni Kapos dhe i fliste atij pafund, sa e lodhte. Ndërsa në ato vende ku nuk kishte asnjë njeri që t’a shihte përkrah cilit personi ishte, Saliu harronte se kë po shoqëronte dhe ecte përpara Hysniut metra të tëra larg.

Për hir të së vërtetës, Hysni Kapo, me atë humorin e tij të bukur, humor i një njeriu tepër të zgjuar dhe të urtë, por edhe tipik prej labi, e kishte stigmatizuar bukur karakterin e Berishës dhe të Dine Abazit përmes pak vargjeve të cilat i këndonte shpesh labçe tërbaçiote:

“Dy doktorë kam nga Tropoja,

Të dy të bukur nga boja (nga shtati).

Skërfyelli, bilbil nga goja (për Sali Berishën)

Po këtë doktorin tjetër (për Dine Abazin)

E kam besnik të vjetër!”

Next Post

Bie miti 25 vjeçar, Bashkia e Tiranës prish ndërtesat te Opera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Kaos në Evropë! Mbi 114 mijë fluturime priten të anulohen. Çfarë po ndodh?

Kaos në Evropë! Mbi 114 mijë fluturime priten të anulohen. Çfarë po ndodh?

July 3, 2022
VIDEO/ Vapa “zhvesh” dy turistet, vizitojnë lakuriq qytetin historik të Italisë

VIDEO/ Vapa “zhvesh” dy turistet, vizitojnë lakuriq qytetin historik të Italisë

July 3, 2022
Nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët që jetojnë në Kanada

Nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët që jetojnë në Kanada

July 3, 2022
Alarm në Greqi! Rrezik për bombë, evakuohet stacioni i metrosë në Athinë

Alarm në Greqi! Rrezik për bombë, evakuohet stacioni i metrosë në Athinë

July 3, 2022
LISTA/ Këto janë 10 qytetet më të këqija për të jetuar

LISTA/ Këto janë 10 qytetet më të këqija për të jetuar

July 3, 2022
VIDEO/ Publikohen pamje të tjera nga masakra që la tre shqiptarë të vdekur në mes të Athinës

VIDEO/ Publikohen pamje të tjera nga masakra që la tre shqiptarë të vdekur në mes të Athinës

July 3, 2022
“Më ke shkrirë në dru se nuk të mbajta nipin me arrest shtëpie”, Adelina: Ia kisha borxh?

“Më ke shkrirë në dru se nuk të mbajta nipin me arrest shtëpie”, Adelina: Ia kisha borxh?

July 3, 2022
COVID në Shqipëri: Regjistrohet një humbje jete dhe 549 të infektuar në 24 orët e fundit!

COVID në Shqipëri: Regjistrohet një humbje jete dhe 549 të infektuar në 24 orët e fundit!

July 3, 2022
Zjarr në zonën e Torovicës, rrezikojnë të digjen dy shtëpi, ndërhyn edhe ushtria

Zjarr në zonën e Torovicës, rrezikojnë të digjen dy shtëpi, ndërhyn edhe ushtria

July 3, 2022
Shakira merr kritika, pasi shet një qafore me simbolin nazist

Shakira rrezikon burgun, ndryshon strategji mbrojtjeje pas divorcit me Pique

July 3, 2022
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In