• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varfëria përcakton votën

by Linda Karadaku
03/10/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matësi do të jetë nëse do të vazhdojmë të jemi të varfër, nëse do të varfërohemi edhe më shumë, nëse niveli mesatar I jetesës do të ulet apo do të ngrihet, nëse niveli I papunësisë do të ulet apo do të ngrihet (flas këtu për shumicën e popullsisë, përsëri.) Cdo orientim tjetër i opinionit nuk prodhon as politikë për qytetarët në këtë vend, as vota.

Nga Linda Karadaku

“Varfëria është prindi i revolucionit dhe krimit,” ka thënë Aristoteli. Dhe para se të flasim për revolucion dhe krim, besoj që duhet ta kemi parasysh këtë. Shqipëria ka pasur në qindra vjet dhe vazhdon të ketë shumicën e popullsisë të varfër dhe të qeverisur keq, në kuptimin e mirëqënies dhe të mirave materiale. Sado që të vësh gishtin tek fajtori ose fajtorët, duke filluar që nga Perandoria Osmane e deri tek të gjitha klasat politike, që nuk deshën, nuk ditën, apo nuk duan të qeverisin siç duhet këtë popull, problem tani mbetet cili do të qeverisë pak më mirë se tjetri dhe cili do të arrijë të krijojë një sistem funksional të qeverisjes në këtë vend.  Kur them cili nuk kuptoj një individ në qeverisje, pavarësisht nëse është president, kryeministër apo kryetar parlamenti, pavarësisht nëse drejton parti të madhe apo të vogël. Kur them cili kuptoj ofertën e krijimit të sistemit të mirëqënies, uljes së ndjeshme të varfërisë, vendosjes së masave sociale, vendosjes së rregullit në tregun e punës dhe funksionimin normal të mekanizmave të shtetit.

Kushdo që ka arritur të qeverisë më gjatë në këtë vend e ka bazuar mbështetjen në shtresat e varfra të popullsisë, që janë në kërkim të punës dhe mirëqënies, qofshin këta të rinj apo të vjetër që e kërkojnë punësimin dhe mirëqënien për fëmijët dhe nipërit dhe mbesat e tyre. Politikat që e varfërojnë dhe e dëmtojnë edhe më shumë këtë shtresë të popullsisë prodhojnë reaksion dhe votë kundër. Sado që të jenë të pasurit e këtij vendi dhe sado që të kontrollojnë ekonominë, politikën, median, janë shumë pak në krahasim më shumicën e popullsisë që vazhdon të mbetet e varfër në kuptimin e varfërisë në terma evropiane, perëndimore dhe që të paktën, një herë në katër vjet, ka të drejtën të flasë pro ose kundër njërit apo tjetrit, kundër njërës parti ose tjetrës. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh një numër të madh emigrantësh që votojnë dhe mund të votojnë këtë herë dhe që do të votojnë me standarte të tjera, të para dhe të mësuara në vendet ku punojnë dhe jetojnë prej vitesh.

Përgjithësisht rregullat elektorale në botën e sotme, ku natyrisht Shqipëria nuk bën përjashtim, bazohen në disa pika kryesore ku vend të veçantë zë vota për të keqen më të vogël, duke shpresuar se ka aftësitë dhe lidershipin për të zhvilluar strategjitë dhe politikat e saj në të mirë të qytetarëve, për të arritur synime specifike dhe që është koherente në politikat e saj. Së dyti, votuesit jo-tradicionale që përgjithësisht nuk besojnë në ndryshimet që mund të sjellë një forcë e caktuar politike, mund të joshen për të votuar nëse një forcë politike dhe një lidership modern iu ofron një paketë zhvillimi të vendit dhe një imazh përfaqësimi ndryshe nga ky që vazhdojmë të shohim në tregun e politikës. Kjo kategori votuesish që mund të bëjë diferencën e votave mund të votojë në terma konkretë nëse sheh punë të bëra, punë të nisura mbarë dhe veprime konkrete për të hapur vende pune dhe për të rritur mirëqënien e qytetarëve.

Dhe e treta dhe më e rëndësishmja në rastin e Shqipërisë, është vota e protestës. Kjo është vota kundër njërit dhe jo në favor të tjetrit që do të thotë se është votuar kundër PD-së dhe lidershipit të saj, po jo domosdoshmërisht pro PS-së dhe lidershipit të saj, ose e kundërta, kundër PS-së dhe lidershipit të saj, por jo domosdoshmërisht kundër PD-së dhe lidershipit të saj.  Në rastin specifik të Shqipërisë, është provuar se kjo votë ka shkuar dhe mund të shkojë po aq sa në favor të njërës nga dy partitë e mëdha, edhe në favor të të tretit, madje kjo si një votë në rritje, që në këtë rast ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, e parë si një alternativë, duke protestuar qoftë kundër PD-së, qoftë kundër PS-së, aq më tepër që strategjia e kësaj partie është e bazuar në terma konkretë në punësim, zhvillim dhe mirëqënie dhe kërkon mbështetje në ato shtresa të popullsisë që votojnë për mirëqënie në vend të ideologjisë.

Përcaktimi I strategjive zgjedhore, drejtuar dhe fokusuar tek shumica e popullsisë, tek shtresat e varfra dhe shtresa e mesme në formësim e sipër, duke mos u hallakatur në tema ditore, të pjesshme, që nuk sjellin reaksion dhe mbështetje nga pjesa më e madhe e popullsisë, do të ishte objektivi i duhur që do t’i bënte mirë dhe do të çonte në rrugën e duhur të dy palët, politikën, partitë politike dhe lidershipin e tyre, dhe në të njëjtën kohë do t’i ofronte shumicës së popullsisë një mundësi të re për punë dhe mirëqënie. Në fund të fundit, matësi do të jetë nëse do të vazhdojmë të jemi të varfër, nëse do të varfërohemi edhe më shumë, nëse niveli mesatar I jetesës do të ulet apo do të ngrihet, nëse niveli I papunësisë do të ulet apo do të ngrihet (flas këtu për shumicën e popullsisë, përsëri.) Cdo orientim tjetër i opinionit nuk prodhon as politikë për qytetarët në këtë vend, as vota. Do ta mbyllja përsëri me atë që fillova, një esencë të përmbledhur të gjithë këtij gjykimi njerëzor, me një thënie të Presidentit amerikan Kenedy: “Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë ata shumë që janë të varfër, nuk mund të shpëtojë ata pak që janë të pasur.” Dhe kjo sigurisht vlen shumë për Shqipërinë….

 

Next Post
LSI terhiqet nga gara për Kolonjën, kandidati do të jetë i PS

LSI terhiqet nga gara për Kolonjën, kandidati do të jetë i PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

June 19, 2026
“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

June 19, 2026
“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

June 19, 2026
Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

June 19, 2026
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

June 19, 2026
Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

June 19, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

June 19, 2026
KAS kalon për shqyrtim ankimimin e PD, nesër seancë publike

Protestat/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

June 19, 2026
Inaugurohet lidhja e re ajrore Tiranë-Kanada, nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë

Inaugurohet lidhja e re ajrore Tiranë-Kanada, nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë

June 19, 2026
Të akuzuar për shkelje në tendera/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe zyrtarë të tjerë, ja emrat

Të akuzuar për shkelje në tendera/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe zyrtarë të tjerë, ja emrat

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In