• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vangjush Dako: Zonë të lirë ekonomike në Spitallë, mijëra vende pune

by
25/05/2015 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i bashkisë së Durrësit, njëkohësisht edhe kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, në takimin e zhvilluar me banorët e Spitallës, ka konfirmuar krijimin e zonës së lirë ekonomike-tregtare- Industriale.

Dako theksoi se ky projekt, thekson është iniciativë e qeverisë shqiptare, në bashkëpunim më Bashkinë e Durrësit, duke përzgjedhur zonën e Spitallës, e favorizuar nga pozicioni gjeografik i përshtatshëm (pranë portit). Dako, ka sqaruar përpara banorëve se ky projekt nuk ka asnjë lloj impakti negativ për mjedisin apo zonën përreth, përveç zhvillimit të mëtejshëm të zonës, për më shumë biznese, investime dhe punësim.

“Krijimi i zonës së lirë ekonomike do të përfshijë një sipërfaqe prej rreth 483 hektarë tokë, dhe do të jetë një mundësi e madhe punësimi pasi në këtë zonë ekonomike do të punësohen mijëra e mijëra qytetarë të Durrësit dhe më gjerë, duke ndikuar drejtpërdrejt  në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e  qytetit. Spitalla do të kthehet në një zonë të preferuar për investitorët”, është shprehur Dako gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj zone.

DSC_6731

Dako shtoi se kjo zonë është e avantazhuar për shkak të aksesit të shpejtë për në tregun nderkombëtar dhe avantazhi gjeografik. Më tej, kandidati i ASHE-së, për bashkinë e Durrësit, është ndalur dhe në investimet që janë kryer në këtë zonë dhe që e kanë transformuar atë si dhe në investimin për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, duke e konsideruar atë si një aset të përbashkët, që ndikon në mbajtjen pastër të zonës.

Next Post

Blushi: Në 1 javë u prishëm me Greqinë, Turqinë dhe Maqedoninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com