• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blushi: Në 1 javë u prishëm me Greqinë, Turqinë dhe Maqedoninë

by
25/05/2015 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi nuk ka ndërmend të tërhiqet ndaj kritikave të qeverisë, teksa këtë radhë në shënjestër të tij kanë qenë marrëdhëniet diplomatike. Në një analizë të botuar në gazetën “Panorama”, deputeti Blushi arrin në përfundimin se brenda një jave është arritur rekord në acarimin e marrëdhënieve me tri shtete javën e fundit, Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë.

Sipas Blushit, mënyra se si është sjellë diplomacia shqiptare në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera, tregon se si funksionon demokracia jonë e brendshme. Sipas tij, ne vazhdojmë të kemi probleme me përmasën që kemi në rajon.

Më poshtë analiza e Ben Blushit.

“Mjafton të shohësh përmasën e imoralitetit të aleancave tona partiake apo individuale dhe kupton se pse u sollëm kështu gjatë një jave. Dhunuam të dobëtin, kërcënuam të ndryshmin dhe mashtruam përkohësisht të fortin. Ky nuk është pragmatizëm. Ky është narcizëm. I gatuar me dhunë, i marinuar me hile dhe i paralajmëruar në fushatë me zile”, shprehet Blushi në përfundim të analizës së tij. Ballkani është një vend nga ku duan të ikin të gjithë. Si çdo shtet ballkanik, edhe Shqipëria po kërkon të duket një shtet joballkanik. Megjithëse për t’i ikur kësaj damke e quajmë veten Europë Juglindore, sot jemi më shumë ballkanas se europianë juglindore. Sepse, sado të përpiqesh t’i ikësh një llagapi, kujtimit të emrit nuk i ikën dot. Megjithatë, vitet e fundit kemi pasur mundësi të bënim diferencën në Ballkan. Dobësimi i shteteve përreth nesh për arsye të konflikteve etnike të hapura, të cenimit të demokracisë, të rënies ekonomike dhe acarimet që disa prej tyre kanë pasur me njëri­tjetrin, krijuan përshtypjen se Shqipëria mund të ishte ndryshe. Ajo arriti të shuajë deri diku paragjykimet historike që binin mbi të, garantoi rotacion normal pushteti, rritje ekonomike pozitive dhe largoi me kujdes bindjen se kërkon të ndryshojë kufijtë duke përfituar nga dobësimi i fqinjëve. Kjo klimë dha frytet e veta. Anëtarësimi në NATO, pavarësia e Kosovës dhe marrja e statusit të vendit kandidat për BE, do ishin të pamundura në kushte të tjera. Nëse Shqipëria do ishte një vend agresiv me fqinjët, asnjë nga këto ngjarje nuk do ishte festuar, sepse nuk do kishin ndodhur siç nuk kanë ndodhur me të tjerët. Maqedonia nuk është në NATO, Serbia humbi betejën për Kosovën, Greqia është zhytur në krizën e borxheve, çka ia ka krisur raportet me Europën. Nga ky perceptim ndoshta Shqipëria përfitoi edhe më shumë nga sa mundej, duke fshehur dobësinë e saj të brendshme, konfliktin e ashpër politik, korrupsionin që helmon shtetin, polarizimin e frikshëm social, si dhe tendencat për krijimin e partive nacionaliste apo ekstremiste fetare.”

Next Post

Shtypi grek: Rama nacionalist i rrezikshëm, do të sjellë trazira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

July 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

July 22, 2026
SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

July 22, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

July 22, 2026
Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

July 22, 2026
Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

July 22, 2026
Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

July 22, 2026
“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

July 22, 2026
VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

July 22, 2026
Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In