• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Sherri nisi me fatin personal të Berishës, në PD nuk ka djaj, por interesa

by Java News
17/11/2021 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza politike në Partinë Demokratike dhe dy kuvendet e thirrura një nga kryedemokrati, Lulzim Basha dhe një nga ish lideri Sali Berisha ka qenë dhe tema e debatit këtë të mërkurë mes të ftuarve në emisionin ABC Live.

Analisti Lorenc Vangjeli në fjalën e tij është shprehur se në PD nuk po bëhen lëvizje në shërbim dhe në interes të demokratëve të thjeshtë por interesave personalë.

Vangjeli ndër të tjera është shprehur se gjendja në të cilën ndodhet partia po e dëmton shumë PD-në.

“Sherri nisi me fatin personal të Berishës ku u mblodhën të gjithë ato demokratë, të lënët jashtë nga Basha dhe një turmë e lënë në formën e pendulit. Të gjithë ato arritën në konkluzionit për të mbajtur një kuvend. Pala tjetër gaboi. Në PD nuk ka djaj por interesa, ndaj është dhe kjo përplasje, nga të cilat asnjë palë nuk e ka për interesin e demokratit të thjeshtë. Fakti që janë dy kuvende dhe palët kur arrijnë në këtë emërues, në vend që të gjejnë gjuhën e përbashkët, ndahen më shumë, palët nuk kanë qëllimin për arritjen e pushtetit por interesat mazhorancë. E gjithë vëmendja e opinionit publik është drejtuar te kriza e PD-së.

Ndeshja në PD është mes humbësit që ka humbur thellë, janë të dy njerëz që kanë humbur të gjithë kredencialet e dhëna. Mbi të gjithë ne qëndron perëndia, dhe ka shumë punë dhe nuk mund të merret me plane tona. Unë kur flas modestisht për problematikën serioze në PD mendoj dhe projektoj se kjo gjë dëmton në mënyrë të parikuperueshme partinë demokratike. nuk ka alternative kur e di që je në kryqëzim. Karshillëku qesharak që po bëhet nga neo-komunistët dhe antikomunistët që janë të njëjtët në thelb shoqëria shqiptare e ka të pamundur ta paguajë”, ka thënë Vangjeli.

Ndërkaq një debat është zhvilluar mes deputetit demokrat Belind Këllici dhe analistit Vangjeli përsa i përket mbledhjes së kuvendit.

Këlliçi shprehet se me 11 dhjetor do të ketë propozime për ndryshimet statuskore, analisti e ka quajtur një përplasje klasike mes dy individëve.

Pjesë nga biseda: 

Belindi Këllici: Më 11 do të ketë një kuvend kombëtar të PD-së do të ketë propozime për ndryshime statuskore dhe një votëbesim për kryetarin aktual Lulzim Basha. Me 12 PD-ja ka një vendimmarrje të qartë.

Lorenc Vangjeli : Kjo është përplasje klasike, unë jam i bindur se nëse do ta bësh qesharake një gjë shumëzoje. Ka pasur një propozim për kufizimin e mandatit të kryetarit të PD-së, cili nga zërat e ka kundërshtuar një gjë të tillë, se në rast të një humbje në 25

Belindi Këllici: Janë tre persona që kanë qenë kundra,

Vangjeli keni deformuar nenin, po bllokoni një ofertë.

Belindi Këllici: Basha ka ezauruar çdo rrugë për të bërë politikë.

Lorenc Vangjeli: Te statuti juaj i shkruar në një mënyrë tjetër politikanët duhet të ishin një lloj si virgjëreshat duhet të kishin një mandat. Berisha që ka dominuar Shqipërinë e këtyre 30 viteve pse nuk u kujtua më 26 e të thoshte se humbësi ik, pasi dhe ai vetë iku si humbës dhe nuk duhet që të rikthehet.

/a.r

Next Post
“Një engjëll u vra sepse kishte fqinj djallin”, shpërthen Aurela Gaçe: Dënim maksimal që të frikësohet monstra e radhës

"Një engjëll u vra sepse kishte fqinj djallin", shpërthen Aurela Gaçe: Dënim maksimal që të frikësohet monstra e radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

“Qelbësirllëku ushqehet me të pavërtetën”- Aktivistja u arrestua pas denoncimit të saj? Reagon Iris Luarasi: ‘Fake news’ dhe manipulim i shëmtuar, s’ka lidhje me mua

September 9, 2026
Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

BE sfidon Shqipërinë dhe i lë ‘detyra shtëpie’, Kuvendi duhet të miratojë 41 nisma ligjore deri në fund dhjetorit!

September 9, 2026
Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

September 9, 2026
Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

September 9, 2026
“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

September 9, 2026
Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com