Përkitazi me emrat e mundshëm të presidentit të ri të vendit, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se emri do të zbresë nga qielli, bashke më avionin që do të kthejë atë nesër nga SHBA.
Sipas tij, presidenti do të zgjidhet me votën e vetë Ramës, i cili do të imponojë vullnetin e tij tek të tjerët.
Edi Rama si shkrimtar ka bërë një libër si “Kurbanin” dhe si aktor ka luajtur tek filmi humoristik i Ermal Mamaqit. Në finalen e filmit ai zbret nga helikopteri dhe e sjell zgjidhjen e konfliktit nga qielli. Të premten ai vjen nga SHBA dhe dalim nga situata.
Me Edi Ramen, do të zbresë nga qielli edhe emri i presidentit, pra do të zbresë bashkë me avionin.
Minimalisht presidenti do të marrë 84 vota me një votim të fshehtë, nga të cilët vetëm një votë është e rëndësishme, ajo e Ramës.
Presidenti do të zgjidhet me votën “tek pull” që do të imponoj vullnetin te të tjerët.











