• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Paratë në Francë dhe halli i Berishës, si i Bashës me SHBA! Nesër mblidhet PD që do t’i mungojë së ardhmes

by Java News
29/04/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për analistin Lorenc Vangjeli, tashmë që Sali Berisha tregoi forcën e tij në politikë, mbetet e pakuptimtë përse ai kërkon edhe drejtimin e saj. Teksa Departamenti i Shtetit nuk heq dorë nga akzuat për Berishën, ky i fundit po ndiqe në betejën e tij personale nga një numër i madh demokratësh.

Megjithatë, Vangjeli tha për ‘Kontrast’ se PD-ja që do të mblidhet nesër në Kuvendin Kombëtar është ajo që do t’i mungojë së ardhmes. Kjo për faktin sepse zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar që askush nuk do të takohet me Sali Berishën nëse ky i fundit zgjidhet në krye të PD.

“Nesër mblidhet PD-ja që do t’i mungojë të ardhmes. Sepse një PD më zotin Berisha në krye, nuk do ta takojë askush. Non grata për zotin Berisha nuk ishte vetëm për të si individ dhe vetëm për Partinë Demokratike, por për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin dhe një apel edhe për PS sesa të papjekur kemi qenë. Zoti Berisha lufton për dinjitetin e tij, por cila është arsyeja që kjo shumicë në PD e ndjek në këtë betejë? Një tjetër doktor shumë i njohur në Shqipëri, doktor Apostol Vaso, ka bërë një studim ku flitet për një fenomen, dhimbjen fantazëm.

Pra gjymtyra e prerë vazhdon dhemb ende. Partia Demokratike do vijojë të ketë dhimbje ende nëse e lidh fatin e saj me fatin e zotit Berisha. Ky është thelbi. Por është e pakuptueshme për çfarë i duhet marka e PD-së zotit Berisha. Ai e rrëfeu që është i fortë në opozitë. Por nesër pas zgjedhjeve do t’i duhet të votëbesohet para demorkatëve sepse e ka shkruar në statut. Megjithatë unë mendoj që ka një plan rezervë dhe pjesëmarrësit në Kuvendin e nesërm janë figurantë të këtij plani. Në shtator do ta shohim opozitën më të fortë sesa sot sepse do të ndryshojnë disa rrethana të tjera” -tha Lorenc Vangjeli.

Nga ana tjetër, Vangjeli tha për ‘Kontrast’ në Report TV se pagesa e Sali Berishës për avokatin francez mund të kthehet nesër në një shqetësim serioz për doktorin. Ai solli në vëmendje dialogun mes tij dhe Berishës në një studio, ku ky i fundit u shpreh se për gjyqin kundër Antony Blinken ka paguar vetëm 7200 euro. Mirëpo sipas Vangjelit, kjo shifër është tepër e ulët edhe për një avokat në Tiranë. Ai shtoi për ‘Kontrast’ se ndoshta nesër Berishës do t’i duhet të përballet me një akuzë, si rasti i Lulzim Bashës për lobimin 500 mijë eurosh në SHBA. Vangjeli tha se doktorit mund t’i kërkohet jo vetëm burimi, por edhe se si i ka dërguar këto para dhe nëse kjo është shuma e saktë.

“Ka ende një kontrast të dukshëm mes qëndrimit të Shteteve të Bashkuara për të njëjtën çështje me atë të BE-së që është pak elastike. Por nuk është se do të ndodhë që do të bëhen elastikë amerikanët, por do të ndodhë që do të bëhen evropianët më komplimentarë me ta. Ka sinjale të qarta, të dukshme, të forta që BE-ja do të përqafojë të njëjtën gjuhë. Por ka edhe më shumë se kaq, djalli fle në detaje. Në të gjithë këtë vepër të përsosur që ka bërë zoti Berisha duke u ringritur nga humnera ku dukej pa kthim, në gjithë rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm nga shtatori i vjetshëm, ka një detaj që me gjasë ka gabuar. Unë e kam pyetur se sa I ka kushtuar avokati i tij në Paris dhe më ka thënë se ka shpenzuar nga 7200 deri ne 7600 euro. I thashë se një burrë nuk pyetet për dy gjëra, për dashnoret dhe për paratë. Për dashnorët nuk iu pyes doktor sepse e di që ju jeni i burgosur tek Liria juaj, ndërkohë që për paratë sa është fatura e avokatit në Paris? Përgjigja e tij ishte e menjëhershme dhe u përgjigj 7200 euro. Replikova sepse aq nuk kushton një avokat në Tiranë.

Kujtoj se një faturë e ngjashme përvëloi pasardhësin e tij, zotin Basha. Ishte një faturë diçka më pak ‘modeste’, 500 mijë euro për lobimin në SHBA. Ndruaj se avokatit francez, mik i doktorit, do t’i duhet ndonjëherë të deklarojë ndonjë faturë të ndryshme tek autoritetet në Francë. Në një moment të caktuar avokatit ndoshta do të duhet të thotë një shifër që s’do të jetë 7200 apo 7600. As në Tiranë nuk mund të blesh një apartament nën cmim. Në një rast të tillë, do t’i duhet doktorit të tregojë se si i ka mbledhur ato para dhe si i ka dërguar. Në këtë teatër të madh, djalli jo thjesht fle, por zgjohet pikërisht në detaje të tilla” – tha Lorenc Vangjeli./m.j

Next Post

Kuvendi i Berishës, i refuzuar nga Bleona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

October 27, 2026
Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

October 27, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

October 27, 2026
Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

October 27, 2026
Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In