• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Nëse Rama s’do shkonte një mëngjes në punë, do shkaktonte kaos njësoj si në PD! Koçi: Në PS, njerëzit…!

by Java News
26/12/2022 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD e zhytur në kaos, por a ka krizë edhe në PS? Për këtë u diskutua në Report Tv, ku ishte i ftuar deputeti i PS, Petro Koçi që tha se partia në pushtet ka treguar në këto 10 vite se i ka përballuar mirë sfidat. Duke bërë një analizë të krizës në PD, analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Kontrast” nga Denis Minga se nëse Edi Rama do zgjidhte të mos shkonte në punë një ditë, do kishte kaos në PS.

Por Petro Koçi u shpreh se nuk mund të bëhet krahasimi i PS me PD se nuk janë në të njëjtat rrethana. Teksa përmend faktin që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kursenin akuzat me njëri-tjetrin, shton se në PS nuk ka kthim mbrapa të njerëzve që shkëputen nga politika. Këtu i referohet Berishës që zgjodhi të merrte sërish në dorë frenat e PD pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Lorenc Vangjeli: Garën nuk e kanë me Edi Ramën që e mallkojnë nga mëngjesi në darkë, por me veten e tyre. Kriza e vërtetë e PD nuk filloi me humbjen e zgjedhjeve, por kishte filluar më parë kur hija e rëndë e Berishës nuk kishte lënë askënd të ishte konkurrent i një mendimi vetjak. Të gjithë tentonin t’i ngjanin. Në PS është e njëjta dramë. Imagjinoni nëse një mëngjes Edi Rama thotë nuk shkoj më në punë. Reaksioni që do të shkaktonte në PS do të ishte i të njëjtës formë, ndoshta dhe më i fortë me kusht që Rama të mos ishte kujdestar.

Petro Koçi: Edhe Basha e ka përdorur si alibi Berishën. Ata e kanë përdorur njëri-tjetrin. Nuk mund të krahasohet situata në PD me PS sot.  Nuk jemi në situatën që të vëmë në pikëpyetje Ramën si kryetar të PS dhe si kryeministër. Duhet të kishim rrethana të tjera që të vihej në dyshim dhe të kishim alternativa e hipoteza. Kam përshtypjen që në PS, njerëzit që shkëputen nga plani organizativ nuk kthehen më mbrapa. Nuk jemi fare në atë pikë.

Ndër të tjera, Petro Koçi shtoi se pushteti vjen me rreziqet por ia kanë dalë t’i përballojnë falë energjisë së kryeministrit Edi Rama. Megjithatë shtoi se problemet mund të qëndrojnë në bazë.

“Një parti politike që vepron në një vend si Shqipëria ka sfida serioze që duhen përballuar me sukses. Përgjithësisht PS është nën atë që quhet mentaliteti i një partie në pushtet. Kur je në pushtet ke gjithmonë rreziqe. Mund të sëmuresh në segmente apo persona. Pushteti është si martesa, të doli ngjalë e hëngre, të doli gjarpër e ha. Unë mendoj që në të tërën e vet, ndonëse 10 vjet në pushtet, PS e ka përballuar këtë si sfidë dhe mendoj se kryesisht vijon nga një lloj energjie që ka kryeministri. Jo se në strukturat e tjera mungon, por ndoshta jemi më të konsumuar në nivelin e bazës se në atë qendror’, tha Koci.

Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit, analisti Vangjeli tha se socialistët mund të hasin probleme për bashkinë e Korçës, Kukësit dhe Lezhës./m.j

Next Post
Analiza e VOA: Kriza globale e inflacionit rritet nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës

Analiza e VOA: Kriza globale e inflacionit rritet nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar

Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar

June 20, 2026
Presidenti Trump: Unë jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë!

Presidenti Trump: Unë jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë!

June 20, 2026
Pankarta satirike në protestë, reagon Bido: U prodhua nga ‘Opinion Himara’ e Fredi Belerit për të më sulmuar!

Pankarta satirike në protestë, reagon Bido: U prodhua nga ‘Opinion Himara’ e Fredi Belerit për të më sulmuar!

June 20, 2026
Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore

Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore

June 20, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

June 20, 2026
Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

June 20, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Firoja e dy subjekteve kryesore elektorale dhe boshllëku përballë tyre

June 20, 2026
SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In