• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Ne ndjejmë frikën e dridhjen sepse s’dihet deri ku do shkojë Dumani, ai është gati t’i hedhë prangat dhe vetes së vet

by Java News
12/01/2023 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthimi i akuzave dhe marrja në pyetje e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit vetëm pak kohë pasi Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK, ka ngjallur shumë diskutime dhe pasiguri skenën politike shqiptare.

Analisti, Nikoll Lesi deklaroi se me Dumanin në krye të SPAK, gjatë këtij viti mund të kemi arrestime në nivele të larta të politikanëve që kanë dominuar skenën politike shqiptarëve gjatë 30 viteve të fundit.  I ftuar në Report TV, Lesi tha se Mediu do të ishte ‘peshk i vogël’ krahasuar me arrestimet që pritet të realizohen.

“Mund të them që Arben Kraja për mua është një personalitet që hodhi themelet e SPAK-ut ndërsa konturet e muret, do t’i realizojë Dumani. Siç pamë, Dumani mesa kam dëgjuar, është njeri korrekt, i pakorruptuar dhe besoj se ky vit do jetë viti i prangave deri në nivele të larta. Do ketë ndëshkime dhe penalizime të shumicës së politikanëve të këtyre 30 viteve. Mediu do jetë peshk i vogël në krahasim me ata që mendoj se do jenë përtej Mediut”- u shpreh analisti.

Lesi shtoi se interesat strategjike që SHBA ka ndaj Shqipërisë, kërkojnë që në krye të vendit të ketë një klasë politike të pakorruptuar dhe si rrjedhojë pritet të ketë ndëshkime të politikanëve të nivelit të lartë.

“Besoj se këtë vit, do kemi ndëshkime mbi ato nivele për të cilat kemi folur deri tani. Kjo është një reformë që është e iniciuar nga amerikanët. Kanë interesa strategjike në Shqipëri, duan vend pa një klasë politike të korruptuar siç është aktualisht në Shqipëri. Por nevojitet një periudhë 2 apo 3 vjecare që të bëhet një pastrim. Sipas meje nëse njëri njëri prej treshes që kanë dominuar politikën ‘Meta-Berisha-Rama”, ikën tek vendi, atëherë këputet zinxhiri.” tha ai

Ky mendim i Lesit u mbështet edhe nga analisti Lorenc Vangjeli, i cili u shpreh se figura e Dumanit si një prokuror i pakorruptuar, ka ngjallur shumë frikë tek politikanët e rangut të lartë në Tiranë. Ai tha se nuk dihet se ku mund të jetë limiti i SPAK me hetimet dhe arrestimet që mund të ndodhin në të ardhmen duke pasur parasysh se vite në Shqipëri, ka pasur pandëshkueshmëri të lartë.

“Mendoj se nuk do ketë limit. Fakti që do kemi pandëshkueshmëri të lartë ndër vite mund të ketë kthim pas të hetimeve por nuk dihet se ku do jetë limit. E rëndësishme është që drejtësia të jetë balancues i dy pushteteve të tjera, që deri më tani nuk kanë qenë në balancë. Unë jam dakord me Lesin edhe me portretizimin që i bëri kreut të SPAK-ut.

Dumani është një lloj prokurori që nëse do i dilte vetvetja përpara në shkelje, do i vinte prangat edhe vetes. Kjo është arsyeja pse në Tiranë ka frikë. Ne ndjejmë frikën dhe dridhjen pikërisht sepse nuk dihet se deri ku do shkojë puna e SPAK-ut me në krye Dumanin. Mund t’ju them se askush nuk është i papërjashtuar. Ky është thelbi i frikës që po ndjejmë në Tiranë”-tha Vangjeli./m.j

Next Post
FOTO/ Zgjati vetëm 4 muaj, zbulohet lidhja e dashurisë së Oltës me ish-banorin kontravers të “Big Brother”. Pasi la Noçen, Olsi…!

FOTO/ Zgjati vetëm 4 muaj, zbulohet lidhja e dashurisë së Oltës me ish-banorin kontravers të “Big Brother”. Pasi la Noçen, Olsi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In