• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Jo ‘militantët e Berishës kërcënojnë Bollinon’, por ‘politika median’! Linçimi i gazetarit, turp për shoqërinë shqiptare

by Java News
07/12/2023 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv e ka cilësuar sulmin nga militantët e Sali Berishës për botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino, si një kërcënim të politikës ndaj medias.

Linçimi publik i gazetarit Carlo Bollino është një turp për shoqërinë shqiptare, thotë më tej Lorenc Vangjeli i cili liston edhe disa nga arsyet. Sipas Vangjelit është kambanë alarmi dhe shpërthim në themel të sistemit.

‘Nuk është gjë e re, është gjë e përsëritur dhe është vërtetim i faktit që ish-kryeministri, ish-presidenti, mund të ndryshojë ngjyrën e flokëve, nga flokë të zeza në ’90, e tani i thinjur, por jo vesin e vjetër të armiqësisë së thellë të plotë të papajtueshme me median. Është një armiqësi që buron nga interesa thellësisht të ndryshme që kanë këta pushtete, politika dhe gazetaria. Janë dy drejtëza që nuk takohen.

Sot një pushtet tjetër, pushteti i drejtësisë ka dyshime dhe e ftojnë Berishën që brenda për brenda këtij sistemi të ballafaqohet me këto dyshime. Berisha skicoi njëlloj siç ka ndërtuar shtetin e tij imagjinar ku vazhdon të jetë, president, kryeministër, kryetar i gjykatës, kryetar i parlamentit, avokat për djajt dhe prokuror për këdo që nuk mendon si ai, tipike me filozofinë e gjysmës së parë të shekullit të shkuar, kësaj radhe i ka rënë rasti të kryqëzohet një gazetar dhe prokuror.

Njëra prej tyre ka të bëjë me faktin e armiqësisë së lindur dhe të shpallur mes fjalës, e cila është e lirë edhe nëse do të ishte e gabuar dhe veprës që po dëshmohet gjithnjë e më shumë me ngjyra të gabuara.

Linçimi publik që i behet gazetarit Bollino është një turp për shoqërinë shqiptare. Për shumë arsye, një ka të bëjë me dritën e keqe të shëmtuar totalisht dëshpëruese për ne shqiptarët që kemi vuajtur më shpirt racizmin.

Bollino, që vjen nga jugu i Italisë, do shihej ndryshe nëse do të vinte nga Milano, Nju Jorku apo edhe nga Tropoja, madje Berisha do të konsideronte si mik sa kohë që nuk do të vendosësh përballë. E dyta ka të bëjë me veprimtarinë gazetareske të Bollinos.

Bollino është autor ndër të tjera ai një investigimi që për këtë zonën këtu rrotull Report Tv, nga pronë e një klubi sportiv u shndërrua në një mini lagje me kulla të tilla që nuk ka thes që t’i mbrojë. Partia e të varfërve është me këtë pozë, partia e cila bëhet strehë e të pasurve dhe shumë të pasurve me milionin e parë të dyshimit. Lumi i gënjeshtrave që tenton të ndëshkojë botuesin duke e parë atë si biznesmen është i padrejtë dhe i pandershëm për gjithçka, nëse do të kishte arsye të tjera ndeshja e ideve është normale. Pjesa tjetër mbetet jashtë mureve të zyrave të një televizioni në të cilin punojnë padyshim dhjetëra njerëz të cilët në këmbim të bukës i japin publikut informacionin.

Kjo është një ndeshje e cila duket sikur do të bëje ripërtëritjen e një ndeshje me parë. Diferenca në konflikt mes dy palëve që nuk e legjitimojnë njeri-tjetrin duhet të shkojë në gjykatë. Berisha ndryshe nga sa ka deklaruar një deklaratën e tij të pasurisë duhet të shënojë -100 mijë lekë, që duhet t’ja paguajë Bollinos për shkak të shpifjes së realizuar me parë. Edhe kjo gjë në kushte e anormilatitet që funksion shoqëria shqiptare është anormale. Berisha është frymëzuesi i asaj urrejtje të verbër që mund të vijnë nga portrete të panjohur që kërcënojnë integritetin edhe fizik të gazetarit. Është një shpërthim eksplozivi në themel të sistemit. Është një pushtet politik, kundër një pushteti siç është media.

Ka të bëjë edhe me heshtjen që ulërin në një rast të tillë, me heshtjen e kolegëve të cilët pavarësisht e mund të jenë apo jo dakord me qëndrimet e Bollinos, duhet të ndajnë një herë e mirë një pozicion që është i pandryshueshme.

Një gazetar nuk mund të jetë kurrë një mik i një politikani. Është deontologji e profesionit, nuk është zgjedhje, është zgjidhja e vetme. Dikush hesht për një arsye, dikush hesht për një arsye tjetër,. Kjo tregon se shumë nga zërat publik në Shqipëri vazhdojnë të kenë vesin e vjetër të shqiptarit që shikon me dëshpërim suksesin e shqiptarit. Bollinon dhe Nikoll Lesi janë dy nga përfaqësuesit e shkollave të gazetarisë në Shqipëri, të ndryshëm, por ishin shkollë, peizazhi dhe historie e medias shqiptare do të ishte shumë më e trishtuara pa praninë e Nikoll Lesit apo shqiptari Carlo Bollino, i cili e flet shqipen më mirë se një shqiptare tjetër që në gjuhën e tij përdor urrejtjen.

Jo militantët e Berishës kërcënojnë gazetarin Bollinon, por politika kërcënon median. Këtu nuk bëhet fjalë për individ por për median. Në këtë rast politika është Sali Berisha. Militantë janë detaj. Në një krim askush nuk e drejton gishtin tek krahu, por tek ai që drejton koburen.

Është kambanë alarmi se ajo që kemi arritur, media nuk mund të fitojë luftën, por është e detyruar që të fitojë betejën në luftën e përditshme për të sjellë informacionin. Mund të thuhet nesër, çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Ky është një duet që dihet se kush është fitimtari. Politikanët shkojnë e vijnë edhe kur duken të përjetshëm si Sali Berisha, gazetarët mbeten.’- tha Vangjeli./m.j

Next Post
Prapaskenat e takimit pajtues Mitsotakis-Erdogan: Surpriza me qenin e pallatit kryeministror, japrakë e hallvë

Prapaskenat e takimit pajtues Mitsotakis-Erdogan: Surpriza me qenin e pallatit kryeministror, japrakë e hallvë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In