• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vallja e liderit

by Artur Ajazi
16/04/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka pamë në çeljen e dy fushatave elektorale, të Partisë Demokratike dhe e Partisë Socialiste, ishte e veçantë vetëm për shumicën qeverisëse. Opozita e hapi fushatën e saj me standardin e vjetër. Doli i huaji, mbajti fjalimin e bezdisshëm, aq sa edhe vetë dukej sikur thoshte “kur do ta mbaroj këtë recitim të lodhshëm”, dhe pastaj foli mundimshëm Berisha. Mu kujtuan vitet e shkuara. Tamam, “toithio”, sikur të ishte 1996, apo 2001, aq më keq 2005. Ishin po ato citate, po ajo oratori, po ato ulurima, po ato paralajmërime për kundërshtarin politik.

Ishin sërish ato provokime ndaj socialistëve, edhe pse Berisha e di mirë se, me 11 Maj e ka të pamundur të fitojë. Berisha nuk ka ditur kurrë të bëjë fushata. Nuk ka ditur kurrë të fusë elementë të rinj dhe të moderuar në programin e fushatave elektorale. Dukej njëlloj si vallja e dikurshme, ku humbjet ishin të paracaktuara. Po ta ndjekësh me kujdes, Berisha po mundohet shumë të imitojë Edi Ramën. Në të gjitha fjalimet e tij, në të gjitha daljet përmes rrjeteve sociale, aq më tepër kur rreket ta kopjojë atë përmes komunikimit live me “qytetarët dixhitalë”.

I duket vetja lider i “rilindur”, duke harruar se vitet bëjnë punën e tyre, por dhe gjurmët e lëna në rrugëtimin 35 vjeçar kanë konsumuar gjithçka që mendonte se do ti sillte fitoren. Vallja e liderit, mbetet e vetmja sakrificë, e cila nuk po i sjell dobi Berishës. Atë që dikur e shihte si “diçka demode në politikë”, sot e adhuron, dhe po mundohet ta imitojë keq fare. Saliu nuk mund të bëhet Edi. Këtë nuk kupton dhe nuk e pranon Berisha. Edi është vetvetja, Edi është objektiv, është realist, është pa komplekse, dhe nuk pranon të trajtohet nga kushdo i huaj, si ballkanas, por si europianist dinjitoz. Me Edin nuk ka kompromise në kurriz të partisë, me Saliun kjo ndodh gjithmonë kur i preken interesat.

Me Edin nuk mund të hiqesh “kapadai” në tryeza politike, pasi ai të imponohet ti sillesh si i barabartë. Kurse me Saliun ndodh e kundërta, vetëm të shpresojë pak pushtet dhe jetëgjatësi në politikë. Me Edin nuk ka marrëveshje në kurriz të interesave kombetare, kurse me Saliun ato preken, gjithmonë kur preken interesat personale të tij. Edi, nuk mban pushtet me dhunë, por pranon vetëm pushtetin me votën e shumicës së shqiptarëve, kurse Saliu edhe nën breshëritë e topave dhe kallashnikovit, pranoi të zgjidhet president dhe mbajë pushtetin me forcën e armëve.

Ky është ndryshimi, ky është dallimi, ky është tapeti i përballjes nga ku, kësaj here Berisha, e ka të pamundur ta hedhë vallen e liderit  deri në fund. Ajo i takon Edi Ramës deri në 2030, ndoshta edhe më tej derisa Shqipëria të jetë ulur “këmbëkryq” në BE.

Next Post
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Luftërat për pushtet vdesin bashkë me liderët e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In