• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftërat për pushtet vdesin bashkë me liderët e tyre

by S T
16/04/2025 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse duam të shmangim përsëritjen e krizave që paralizojnë të ardhmen tonë, duhet të fillojmë të ndërtojmë një politikë me rrënjë të thella kulturore e morale. Sepse ndryshe nga luftërat për pushtet që vdesin me liderët e tyre, vizionet politike të bazuara në vlera që mbijetojnë, rriten dhe bëhen themele të epokave të reja.

Nga Prof.dr Skender ASANI

 

Kosova sot ndodhet në një pikë kritike të rrugëtimit të saj shtetformues, ku kriza politike dhe institucionale është bërë simptomë e një sëmundjeje më të thellë që rrezikon strukturat bazë të funksionimit demokratik. Në këtë situatë delikate, analiza e kontekstit përmes një lenteje historike—në këtë rast, dikursi i të menduarit dhe vepruarit përmes kombinimit të rezistencës aktive dhe politikës institucionale —mund të na ofrojë jo vetëm kuptim, por edhe frymëzim për një rrugëdalje. Ky kombinim, me të gjitha sfidat që pati, ishte një filozofi komplekse politike që për një dekatë prodhoi mençurinë e vendimarrjes dhe vendosmërinë e refuzimit të okupimit serb, duke i sjellë Kosovës larine e shumëpritur. Për rrjedhojë u krijuan parakushtet për krijimi e klimës politike e shoëqrore që garantonte balancën e pushteteve dhe mbijetesës përmes transformimeve të vazhdueshme. Nga kjo trashëgimi mund të mësojmë si të ruajmë stabilitetin përmes bashkëpunimit, mençurisë politike dhe prioritizimit të interesit të përbashkët.

Në thelb të mençurisë dhe vendosmërisë ështe ideja e unitetit në diversitet dhe shtetit si arkitekturë morale. Kjo filozofi mund të jetë një busull për politikën kosovare, e cila sot vuan nga antagonizmi ekstrem dhe mungesa e vullnetit për bashkëpunim. Dështimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk është thjesht një incident teknik, por një manifestim i qartë i paaftësisë për të ndërtuar konsensus dhe për të vënë interesin shtetëror mbi atë partiak.

Në këtë dritë, fjala “politikë” duhet rikthyer në kuptimin e saj antik: art i qeverisjes në shërbim të qytetarit dhe për të mirën publike, jo arenë për hakmarrje, inate dhe interesa afatshkurtra. Kjo mënyrë e politkbërjes mbijetoi jo përmes dogmës, por përmes pragmatizmit diplomatik. Në vend që të binte në grackën e ndarjes, kjo politikë kërkoi mënyra për të bashkuar palët e ndryshme përmes interesit të përbashkët. Edhe në momente krize, ajo kishte në qendër komunikimin, fleksibilitetin dhe ruajtjen e rendit.

Në këtë frymë, thirrja  për një klasë të re politike—të bazuar jo në inat, por në ide, jo në përçarje, por në bashkëpunim—është më shumë se një reflektim politik: është një akt diplomatik në vetvete. Është një përpjekje për të rivendosur moralin e politikës si mjet shërbimi, dhe jo pushteti.

Një nga pikat më të forta të politikës së unitetit ështe aftësia për të inkorporuar mendimin ndryshe pa e përjashtuar. Në këtë drejtim, Kosova ka nevojë për një hapje të re në skenën e saj politike: për një dialog të sinqertë dhe të thellë, ku çdo zë që vjen nga qytetari të trajtohet si pjesë e trashëgimisë kombëtare dhe jo si rrezik për rendin.

Retorika e zakonshme e partive, e mbushur me përçmim, mllef dhe premtime boshe, është shenja më e dukshme e një zbrazëtie të vizionit, e cila vetëm sa e thellon hendekun mes qeverisësve dhe qytetarëve. Në këtë pikë, Kosova duhet të ndjekë një rrugë bizantine, jo në kuptimin negativ të fjalës (si intrigë apo manipulim), por si mençuri e përbashkët që ruan themelet e shtetit duke i adaptuar ato në kohë.

“Kosova e para, asgjë tjetër!” — kjo thirrje nuk është vetëm një slogan patriotik, por mund të jetë parimi udhëheqës i një filozofie të re politike, që vendos shtetin dhe qytetarin në qendër, e jo pushtetin dhe privilegjet. Ajo përbën një lloj symponia, siç do ta quanin bizantinët: një harmoni mes politikës dhe shoqërisë, ku secili aktor luan rolin e vet në ndërtimin e një realiteti të përbashkët.

Në përfundim, nëse duam të shmangim përsëritjen e krizave që paralizojnë të ardhmen tonë, duhet të fillojmë të ndërtojmë një politikë me rrënjë të thella kulturore e morale. Vetëm kështu, mund të rifitojmë besimin e qytetarëve, të rikthejmë shpresën, dhe të krijojmë një shtet funksional, të drejtë dhe përfaqësues.

Sepse ndryshe nga luftërat për pushtet që vdesin me liderët e tyre, vizionet politike të bazuara në vlera që mbijetojnë, rriten dhe bëhen themele të epokave të reja.

Shkup, 16 prill 2025

 

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

April 29, 2026
Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

April 29, 2026
Mankthi i logos së PD- së

Mankthi i logos së PD- së

April 29, 2026
Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In