Valencia kërkon të mbajë me çdo kusht mbrojtësin Shkodran Mustafi, i cili kërkohet nga Bayern dhe Manchester United. Lojtari shqiptar që luan me Gjermaninë u transferua në Spanjë nga Sampdoria, pas fitimit të titullit kampion bote në Brazil 2014. Pas paraqitjes së shkëlqyer me klubin spanjoll ka pasur interesim nga të mëdhenjtë e kontinentit, por Valencia dëshiron ta mbajë, duke i rritur pagën. Kontrata e Mustafit skadon në qershor 2019 dhe aktualisht fiton 900 mijë euro në vit.