Legjenda e Kolumbisë Carlos Valderrama ka befasuar botën e futbollit pasi ka vendosur të ndryshojë “look-un” që e ka bërë të famshëm.
Ish-mesfushori është një nga figurat më të njohura të sportit për shkak të flokëve kaçurrela dhe bionde.
Tani Valderrama, në moshën 57-vjeçare, ka vendosur të ndryshojë pamjen e tij duke zëvendësuar kaçurrelat me flokët e drejta.
Imazhet janë bërë “hit” në rrjetet sociale, tifozët janë habitur me pamjen e re të Valderramës.