• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vala e të nxehtit po shkatërron shkëmbinjtë koralorë

by A M
23/07/2023 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e temperaturave në ujërat e Floridës për shkak të ndryshimeve klimatike po shkatërrojnë shkëmbinjtë koralorë duke shkaktuar zbardhje, gjë që i ka shqetësuar shkencëtarët. Shteti Sunshine po përballet me temperatura përvëluese, të cilat përgjatë kësaj jave vendosën rekorde të reja.

Vetëm brenda javës së fundit, ndërsa Jugu i SHBA-së po përballet me një valë të nxehti, Shoqata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) në një analizë të saj ka bërë të ditur se. Temperaturat normale të ujit për këtë periudhë të vitit arritën në mbi 35 gradë Celsius, një shifër shumë shqetësuese për ujrat e Floridës.

“Pra, përgjatë kësaj jave Florida ka shënuar temperatura rekord të nxitura nga fenomeni El Nino. Dhe përveç temperaturave jashtëzakonisht të larta në tokë, ne kemi gjithashtu temperatura shumë të larta të detit. Dhe kështu nga monitorimet afatgjata këtu në Majami kemi parë edhe shenja të zbardhjes së hershme të koraleve. Por prisni që ato të zbardhen plotësisht për shkak të të nxehtit ekstrem.”

Florida Keys, shtëpia e një numri të madh të shkëmbinjëve koralorë. Por ata tani po përjetojnë një krizë të madhe. Nxehtësia ekstreme ka shkaktuar zbardhjen e koraleve, ku koralet nxjerrin simbionet e tyre shumëngjyrëshe të algave, duke i lënë ato të zbehta dhe të pambrojtura.

Shkëmbinj nënujorë koralorë krijojnë shtëpi për miliona lloje të jetës detare, mbështesin rrjetet e shëndetshme ushqimore të oqeanit dhe mbrojnë vijat bregdetare, thonë ekspertët.

“Në pesë vitet e fundit që kam studiuar koralet, kam parë shumë ndryshime në Miami. Ka pasur më shumë stuhi, temperatura më të larta dhe valë të nxehtit që kanë shkaktuar më shumë probleme për shkëmbinj nënujorë dhe ka pasur shumë erozion bregdetar.”

Shkëmbinjtë koralorë të Floridës janë gjithashtu një atraksion turistik që ndihmon në mbështetjen e ekonomisë lokale.

Sipas ekspertëve temperaturat e ujit gjithmonë luhaten gjatë gjithë vitit dhe ndoshta ka pasur gjithmonë shkallë të asaj që quhet zbardhje e koraleve që shkaktohet nga temperaturat e larta të oqeanit për sa kohë që ka pasur shkëmbinj nënujorë koralorë.

Por ekspertët flasin gjithashtu edhe për sëmundjen e humbjes së indeve tek koraleve me gurë të cilat mund të çojë në një vdekje masive të tyre përgjatë viteve të ardhshme nëse nuk merren masa për t’i mbrojtur ato.

Në përgjigje të krizës, Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës dhe Laboratori Detar Mote dhe Akuariumi në Florida po bashkojnë burimet dhe thonë se kanë dalë me teknika të reja për të përhapur dhe transplantuar koralet e shëndetshme.

Ata po kultivojnë fragmente koralesh, për të siguruar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre përpara se t’i rifusin në oqean. Teknologjitë e reja, teknikat e reja të elasticiteti gjenetik dhe mikro fragmentimit dhe rikualifikimit janë dokumentuar tani në botimet shkencore.

“Të gjitha parashikimet tona presin që situata me klimën të përkeqësohet me kalimin e kohës. Dhe kjo do të thotë se tani është koha për veprim. Ne nuk mund të vëzhgojmë më dhe të shikojmë rënien e ekosistemeve të shkëmbinjve koralorë. Ne duhet të jemi pjesëmarrës aktivë në përpjekjen për t’i shpëtuar ato. Pra, me teknikat e reja moderne ne duhet të jemi  gjendje të marrim individë nga disa habitate si këto koralet në Florida Kejs dhe më pas t’i popullojmë në shkëmb, në mënyrë që të mund të fillojmë të kontribuojmë për një popullsi më funksionale dhe të shëndetshme.”

Nxehtësia në tokë dhe në oqean pritet të vazhdojë gjatë pjesës të mbetur të Korrikut dhe gjithë Gushtit tregojnë parashikimet. Ngrohja mund të ketë “ndikime të rëndësishme në jetën detare, si dhe në komunitetet dhe ekonomitë bregdetare.

Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës ka lëshuar një alarm të nivelit 2 për shkëmbinjtë nënujorë, niveli më i lartë, që tregon se zbardhja e shkëmbinjve koralorë pritet të jetë edhe më intensive jo vetëm në Florida por edhe në vete të tjera duke dëmtuar kështu ekosistemet.

 

 

Next Post
Del jashtë kontrollit zjarri në ishullin Rodos në Greqi, evakuohen turistët

Del jashtë kontrollit zjarri në ishullin Rodos në Greqi, evakuohen turistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

October 31, 2026
Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

October 31, 2026
“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

October 31, 2026
Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In