Teksa kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm tek shkolla “4 Dëshmorët” ku po kryhen vaksinimet, disa të rinj të FRPD-së e kanë pritur me protesta dhe me thirrjet “Rama ik”.
Pas kësaj situate, kryeministri Edi Rama gjatë prononcimit për mediat është ndalur tek kjo protestë duke thënë se “vaksinën kundër tërbimit nuk e kemi”
‘Vaksinën kundër tërbimit nuk e kemi për fat të keq dhe do të na duhet të bashkejtojmë në këtë periudh me shfaqe tërbimi të kesaj natyre qe jane shprejhe deshperimi dhe ajo qe ka rendesi te mundim armikun e padukshem se mundje e armikut të dukshem e kemi me te lehtë.” ka thënë Rama.
g.kosovari