• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

REVISTA PRESTIGJIOZE: “Vaksina kineze CoronaVac ofron 50% mbrojtje që në dozën e parë”

by Java News
12/04/2021 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa variante potencialisht më të rrezikshme të koronavirusit përhapen në të gjithë botën, shkencëtarët po mundohen të zbulojnë se sa të mbrojnë vaksinat e disponueshme kundër mutacioneve.

Rezultatet paraprake nga një studim i gjerë i punonjësve të kujdesit shëndetësor, shkruan revista prestigjioze Science Magazine,  sugjerojnë se një dozë të CoronaVac, vaksinës së kompanisë kineze Sinovac, është ende rreth 50% efektive kundër COVID-19.

Studimi u krye në një qytet brazilian ku më shumë se tre të katërtat e rasteve të reja janë shkaktuar nga varianti brazilian i koronavirusit.

Ku rezultat në botën reale është i barabartë me mbrojtën e dy dozave të vaksinën Sinovac në provat klinike, duke sugjeruar që mutacionet e variantit nuk e kanë rritur aftësinë e SARS-CoV-2 për t’i shmangur vaksinës.

“Ky është një lajm shumë i mirë dhe mbështet përdorimin e vazhdueshëm të kësaj vaksine në Brazil dhe vendet e tjera ku qarkullon i njëjti variant”, thotë Julio Croda, një mjek dhe studiues në Fondacionin Osëaldo Cruz, i cili drejtoi studimin. Mbrojtja që ofron vaksina mund të jetë edhe më e fuqishme pas dozës së dytë, shton ai, duke vërejtur se studimi po vazhdon.

Megjithëse efektiviteti 50% është shumë më pak se mbrojtja që ofrojnë vaksinat me mARN, vaksina duket një armë efektive për të frenuar përhapjen e virusit brenda Brazilit, pasi vaksinat me këtë efikasiteti në një provë klinike kualifikohen për përdorim urgjent në shumë vende.

Gjithashtu nuk është e qartë se sa mirë mbrojnë vaksinat e ARN-së kundër variantit brazilian, pasi testet klinike të Pfizer apo Moderna janë mbajtur para se varianti të qarkullonte në shumë vende. Për më tepër, CoronaVac ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje shumë më të madhe nga zhvillimi i simptomave më të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes.

Kjo u pa në provat e efikasitetit të dy dozave të kryera në Brazil dhe vende të tjera dhe është tipike për vaksinat COVID-19. Por studimi i ri ende nuk ka mbledhur mjaftueshëm raste të rënda për të llogaritur efektivitetin, thotë Croda.

Rezultatet paraprake të studimit u publikuan të shtunën dhe janë të parat që vlerësojnë efektivitetin e vaksinës të bërë nga Sinovac në një zonë ku qarkullon më së shumti varianti brazilian CoronaVac përmban kopje të tëra të paaktivizuara të SARS-CoV-2, në kontrast me shumë vaksina të tjera COVID-19, përfshirë vaksinat e ARN-së.

Origjina e variantit P.1 u gjurmua në Brazil në janar, dhe u përhap shpejt në pjesën tjetër të botës. Studimet laboratorike që vlerësojnë nëse antitrupat e shkaktuar nga vaksinat mund të neutralizojnë infektivitetin e SARS-CoV-2 kanë ngritur shqetësime se varianti mund t’i shpëtojë mbrojtjes imune që ofrojnë vaksinat. Brazil aktualisht ka deri në 60,00 raste të reja në ditë. COVID-19 ka vrarë më shumë se 340,000 brazilianë.

Studimi i CoronaVac përfshiu të dhëna mjekësore nga 67,718 punonjës të kujdesit shëndetësor nga Manaus, një qytet në rajonin e Amazonës që është epiqendra e variantit brazilian. Ky mutacion tani përbën 75% të të gjitha rasteve aktive ne qytet.

Pas studimit të mjekëve të vaksinuar me një dozë, ata zbuluan se një dozë e vaksinës Sinovac kishte një efikasitet prej 49.6%. Kjo shifër është e ngjashme me efikasitetin e dy dozave të zbuluar një provë klinike në Brazil nga Instituti Butantan, një institut kërkimor shtetëror. “Kjo nuk është një rastësi,” thotë epidemiologu Ricardo Palácios, i cili drejtoi testet e vaksinimin në institucionin, i cili tani po prodhon CoronaVac sipas një marrëveshje me Sinovac.

Epidemiologu Eric Feigl-Ding në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë, megjithatë, paralajmëron se

matja e efektivitetit të vaksinës në Brazil mund të prodhojë rezultate artificialisht të ulëta sepse ekziston një rrezik i lartë që njerëzit të kenë një imunitet për shkak të kontaktit të mëparshëm me virusin.

“Është e vështirë të provosh efikasitetin e një vaksine në një popullsi shumë të infektuar më parë,” thotë ai. Kjo mund të shpjegojë gjithashtu pse prova klinike CoronaVac në Brazil tregoi numra më të ulët të efikasitetit (50%) sesa në vendet e tjera si Turqia (83.5%) dhe Indonezia (65%).

“CoronaVac mund t’i ofrojë më shumë mbrojte një popullatë të përgjithshme, pasi të dhënat e provave klinike së re vijnë nga punonjës të kujdesit shëndetësor që janë shumë të ekspozuar ndaj virusit”, thekson epidemiologu brazilian Bruno Filardi.

“Ndoshta efektiviteti do të jetë më i lartë nga sa tregon studimi paraprak,” thotë ai. Përveç Brazilit, CoronaVac është autorizuar dhe përdorur në Kinë, Kili, Bolivi, Meksikë, Turqi dhe Indonezi.

Croda dhe kolegët e tij do të vazhdojnë të analizojnë efektivitetin e vaksinave të ndryshme kundër COVID-19 ndaj variantit brazilian dhe varianteve të tjera me grupe më të mëdha njerëzish.

Në 2 javët e ardhshme, ata planifikojnë të shikojnë të dhënat e Sao Pãulo, ku më shumë se 7 milion njerëz janë vaksinuar me vaksinën CoronaVac ose AstraZeneca. Kjo punë është një përparësi kryesore, sipas ekspertit të sëmundjeve infektive Jason Andrews në Universitetin Stanford, i cili punon me ekipin brazilian. “Do të jetë kritike të zbulohet se kur vaksinat nuk do të jenë më efektive ndaj varianteve të reja,” thotë ai./ Science Magazine

g.kosovari

Next Post
Çudit sërish Sali Berisha: Çdo gjë moderne në spitalin “Shefqet Ndroqi” e bëmë ne

FOTO/ Edhe Berisha është i ‘bindur’: Më 25 prill shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

Bullgaria adopton euron si monedhën e saj zyrtare

January 2, 2026
Vranë me tritol Hysni Ymerin, 4 të arrestuar! Policia: Kundrejt pagesës, me telekomandë…

Vranë me tritol Hysni Ymerin, 4 të arrestuar! Policia: Kundrejt pagesës, me telekomandë…

January 2, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

January 2, 2026
Pushteti nuk është paçavure

PD në vitin e (ri)fillimit

January 2, 2026
Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA-të për trafikun e drogës dhe naftën

Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA-të për trafikun e drogës dhe naftën

January 2, 2026
Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

January 2, 2026
Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

“0.72 përqind të Ukrainës”, Rusia pushtoi 4000 kilometra katrorë në vitin 2025

January 2, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Klevis Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

January 2, 2026
Instituti i Gjeoshkencave: Do të ketë reshje dëbore thuajse në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Borë në verilindje, priten dhe rebeshe

January 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë e bën Amerikën të madhe

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com