• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Vaksina: Dyqind euro për ta derdhur jashtë!

by Lorenc Vangjeli
26/11/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në Francë nuk mund të hysh në Luvër për të parë Mona Lizën, në restorant për të provuar një pjatë me djathra, nuk mund të hysh në metro apo të flesh në hotel pa treguar më parë “Green Pass”, provën e vaksinimit antiCovid. Të njëjtën gjë janë të detyruar ta bëjnë shumica francezëve, të cilët rrezikojnë të humbasin vendin e punës nëse nuk pranojnë të vaksinohen.

Në Gjermani, rregulli 3 G, kushtëzon që vetëm me test negativiteti ose vaksinë, mund të shkosh në stadium apo të krehësh flokët. Në Evropë, nga veriu në jug, nga Danimarka, në Austri, Zvicër, Greqi e gjetkë, të pavaksinuarve po ju ngushtohen hapësirat e jetesës normale. Përtej Atlantikut, në SHBA dhe Kanada dhe masat po ashpërsohen gjithmonë e më shumë, në një përpjekje për të ndaluar me forcën e refuzimit ata që refuzojnë të vaksinohen. Në ka paqe as më në jug: në Paqësor Australia po ndjek të njëjtin trend mbylljeje dhe masash shtrënguese. Në thelb, ideja është e ngjashme kudo. Asnjë vend nuk e ka të detyrueshëm vaksinimin, por një spirale pengesash e vështirëson pafund jetesën për të pavaksinuarit. Kudo dhe gjithmonë e më shumë, ata po e gjejnë veten të përjashtuar nga jeta normale, e cila tashmë maskën në fytyrë e konsideron fytyrën e duhur njerëzore.

Në Tiranë është ndryshe! Pandemia është vetëm një statistikë e lajmeve dhe publiku ka fituar një indiferencë të frikshme nga ato që duket se burojnë nga bindja që Zoti nuk e ndëshkon të varfërin dhe mbron budallenjtë dhe të marrët. Në Tiranë ka javë që ka nisur të funksionojë në sytë e të gjithëve një treg kriminal për vaksinat. Jo për të bërë vaksinën, por për t’ju shmangur vaksinimit. Ka sekserë që presin pranë qendrave të vaksinimit dhe që në këmbim të rreth dyqind eurove, gjejnë infermieren “e duhur”: atë që bën sikur të shpon në krah dhe e derdh jashtë lëngun që premton të shpëtojë jetë. Brenda çmimit sigurohet edhe kartoni i vaksinimit dhe shënohet emri në e-Albania. Janë kryesisht mosha të reja, por dhe naivë e skeptikë pa moshë, që janë kërkuesit e këtij tregu të ndyrë që afron gjithmonë ofertë.

Kritikët e Ramës që nuk mungojnë kurrë, refuzuesit e Gertës që japin leksione cinike, por dhe ajo shumicë e frikshme e botës së internetit, të gjithë mallkuesit profesionistë që e shkruajnë llahtarisht keq shqipen normale, shpërthyen në urrejtje kur ca pak doza Pfizer ju dhanë shqiptarëve të shquar mbi 80 vjeç. Ai vrer e helm ligësie i disa muajve më parë mund të mirëkuptohet deri diku për shkak të frikës që qënia njerëzore ka ndaj vdekjes dhe idesë që dikush mundet t’i shpëtojë asaj. Çdo budalla interneti dhe çdo filozof anonim i asaj kohe, ishte i gatshëm të shkëmbehej me Margarita Xhepën apo Aleksandër Meksin që u vaksinuan atëherë të parët dhe ja konsideruan edhe yllit të kinemasë, edhe akademikut burrë shteti si privilegj Pfizerin që injektuan “pa radhë”. Fiks në atë kohë, në kushtet e mungesës së vaksinave në të gjithë botën, shumëkush ishte i gatshëm të bënte gjithçka për vaksinën. Me para apo me miqësi, me ngulm dhe panik. “Unë jam lypës”, thoshte me përunjësi krenare Rama që kishte nisur të lypte vaksina për të varfërit e tij në një botë të pasurish që e përbuzin gjithmonë varfërinë.

Shumë shpejt, si me magji ndryshoi gjithçka dhe ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është krejtësisht e pakuptueshme për një danez, gjerman apo britanik. Eshtë e pamundur t’ja shpjegosh një amerikani apo kanadezi historinë kriminale që ka nisur të ndodhë në një përmasë të panjohur së paku në katër-pesë javët e fundit. Rradhat e gjata të të vaksinuarve u zëvendësuan me rreshtat larushë botës së antivaksinave. Kush shante deri dje pse nuk kishte vaksina mjaftueshëm, sot urren çdo masë që mund të shtrëngojë jetën e të pavaksinuarve. Mbledhjet dhe tolerimet, harbimet dhe mungesa e çdo kujdesi individual ndaj pandemisë, dasmat dhe ndeshjet, tallavaja e padurueshme e harresës së hareshme, e ka bërë Shqipërinë të duket siç është: një ishull i absurdit në Evropë. Ndaj në këtë absurd, do të vazhdojnë të jenë shumë ata që vetëm për ta derdhur jashtë, janë të gatshëm të paguajnë së paku dyqind euro.

Eshtë e drejtë e çdo individi të refuzojë vaksinimin, por është e drejtë e shoqërisë që të refuzojë çdo individ që i kërcënon shëndetin shoqërisë. Ata që mendojnë se vaksinimi është një proces okult seleksionimi i popullsisë në thelb kanë të drejtë. Po ndodh pikërisht kjo gjë, seleksionimi social dhe natyror i njerëzimit, por me një diferencë: ikin në moskthim ata që refuzojnë të vaksinohen.

Në të gjithë atë grup me skeptikë antivac, kush paguan për të shënuar emrin, por pa bërë vaksinën, realisht ka bërë një akt që ja hedh të gjithëve. Ata ja kanë hedhur vetes sepse kanë një çertifikatë që ju shmang privimet, ja kanë hedhur shtetit sepse tashmë janë një statistikë e rreme e Edit dhe Gertës, ja kanë hedhur miqve dhe të afërmve sepse ata ju afrohen pa ndroje. Vetëm sëmundjes nuk ja hedhin dot. Ata janë pjesë e padiskutueshme e atij pothuaj njëqind për qindshi të vdekjeve nga Covidi, një sëmundje e cila po me statistikë, rezulton se zgjedh të marrë të pavaksinuarit. Marrëzia nuk ka kurrë një çmim të qartë, por për të paguhet gjithmonë. Shpesh paguhet më shumë se njëherë për të njëjtën marrëzi. Pendesa e pashmangshme për fundin nuk mund të ngushëllojë askënd, përveç viktimave të marrëzisë vetjake.

Në Shqipëri është luks të mendohet se në stadium, restorante, qendra tregtare apo edhe në spital për të marrë shërbim, mund të hyet vetëm me Green Pass. Tirana nuk është as Parisi, as Gjermania dhe as Vjena. Fatkeqësisht Tirana e Ballkanit Perëndimor ku njerëzit ndjekin me emocion ringun e Saliut me Lulin dhe Për’Puthjen e Alvisës me Bashkimin, nuk është as Stambolli i mrekullueshëm, edhe Evropë, edhe Azi, edhe Perëndim, edhe Lindje. Në fakt, otomanët e dikurshëm nga Stambolli, “i stërvitën” shqiptarët në sportin absurd: shijimi i marrëzisë për t’ja hedhur sa herë kanë mundësi qeverisjeve të tyre, të cilat nuk i besojnë edhe kur ju thonë ndonjëherë të vërteta të thjeshta.

Next Post
Si i shpëtoi aksidentit Sali Berisha? Shoferi futet kundërvajtje, e pëson makina shoqëruese

Si i shpëtoi aksidentit Sali Berisha? Shoferi futet kundërvajtje, e pëson makina shoqëruese

Comments 4

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Lenc pse te futi Blendi dhe Frangaj te larguan nga puna??

    Reply
    • ppa says:
      5 years ago

      Pergjigje ne vend te Lencit: Frangaj ka parate, por jo mendjen e Lencit.

      Reply
  2. Temkë Demka says:
    5 years ago

    Vër një prezervativ, mos e derdh përjashta…

    Reply
  3. ppa says:
    5 years ago

    Sakte dhe bukur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In