• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksina anti-Covid, “Moderna” kërkon miratim urgjent në SHBA dhe Europë

by A R
30/11/2020 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania amerikane “Moderna.Inc”, tha se do të aplikojë sot për autorizim emergjent në SHBA dhe Evropë për përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19.

Rezultatet e testimit të fazës së tretë të vaksinës së kësaj kompanie, kanë treguar se ajo është efektive 94.1%, pa ndonjë shqetësim serioz të sigurisë.

Vaksina e “Moderna”-s, mund të jetë vaksina e dytë që pritet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA, këtë vit.

“Ne besojmë se kemi një vaksinë që është shumë efikase”, tha shefi për çështje mjekësore i “Moderna”-s, Tal Zaks. “Ne presim që të luajmë një rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie”, tha ai.

Njoftimi i Modernas pason lajmet nga kompania tjetër, “Pfizer.Inc” dhe partneri gjerman “BioNTech SE”, që vaksina e tyre ishte 95% efektive. “Pfizer” ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent, një javë përpara “Moderna”-s.

Përveç regjistrimit të aplikimit të saj në SHBA, “Moderna” tha se do të aplikonte për miratim me kusht nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Rezultati i fundit i efektivitetit të vaksinës së saj është pak më i ulët se një analizë e përkohshme e lëshuar më 16 nëntor, që tregonte një efikasitet prej 94.5%. Ky ndryshim, sipas zyrtarëve të kompanisë, nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe, shkruan REL.

Në javët e fundit, rezultatet pozitive të vaksinave kanë ngjallur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka goditur ekonomitë, dhe ka marrë më shumë se 1.45 milionë jetë në të gjithë botën.

Këshilltarët e pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave do të takohen më 17 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e provave të “Moderna”-s. Menjëherë pasi të fitojë autorizimin e përdorimit emergjent, kompania pret që vaksina të transportohet në pikat e caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/a.r

Next Post
Veliaj inspekton rrugën e re: Koha të mos pengojmë zhvillimin e qytetit për bindjet politike

Veliaj inspekton rrugën e re: Koha të mos pengojmë zhvillimin e qytetit për bindjet politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In