“Mirë vajzën, që në vend që ta martoja e vesha me vello të bardhë për ta varrosur, por tani duhet të duroj edhe këto që thuhen nga pas, që nuk janë absolutisht të vërteta”. Kështu ka deklaruar babi i vajzës 20-vjeçare Ida Xherahu që para dy ditësh bëri vetëvrasje.
Ai ka theksuar se nuk bëri ceremoni mortore për vajzën 20 vjeçe, por ceremoni dasme, duke e përcjellë në banesën e fundit me fustan nusërie.
Për Bajram Xherahun, ajo që ka lexuar dhe ka parë në lajme dje, pas ceremonisë mortore, ka qenë shumë më e rëndë se vdekja e së bijës.