• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza italiane që erdhi në Shqipëri për të parë të fejuarin dhe nuk u kthye më: Kam gjetur punë dhe jam e pavarur

by Java News
29/07/2019 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Realiteti në Jug të Italisë është dëshpërues. E sapo diplomuar, mezi prisja që të futesha në botën e punës, kisha entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por edhe frikë. Sepse përveç punëve të rastësishme, nuk kisha pasur kurrë mundësinë të gjeja diçka definitive.”

Kështu, Ida Nastasi, 30-vjeçe, e rritur në provincën e Caserta, por me origjinë nga Torre del Greco, në 2017-n zgjodhi të shkonte tek i fejuari i saj, i cili kishte emigruar për punë në Shqipëri. Dhe atje qëndroi.

“I pari që u përball me situatën depresive të punës në Jug të Italisë ishte pikërisht ai. Në Tiranë, sot jetohet mirë”, thotë ajo duke buzëqeshur.

Hera e parë që u nis drejt Shqipërisë, Ida ishte e emocionuar. “Po shkoja për të parë të fejuarin tim pas disa muajsh”, kujton ajo. Duhet të ishin pushime verore, përpara se të rikthehej në shtëpi në Shtator “më e ingranuar se kurrë”. Por në fakt, Ida u rikthyer vetëm për të marrë bagazhet dhe për t’u transferuar.

E thotë me bindje: u detyrua të linte vendin e saj. “Pasi u diplomova kisha nisur të kërkoja punë, por u përballa vetëm me kontrata me kohë të caktuar, stazh apo punë që nuk paguhen”.

Atëherë tentoi rrugën e shkollës: kandidohet për mësuese zëvendësuese të përkohshme në Veri të Italisë. Por asgjë. “Puna e mësueses është vërtetë e pasigurt dhe nëse nuk ke mbështetje ekonomike, është e vështirë. Isha shumë e demotivuar”.

Më pas i erdhi mundësia në Shqipëri. Ida sot punon në një agjenci web marketing, si editore dhe copywriter. “Në Tiranë jetohet mirë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e njeh italishten, e kanë mësuar në shkollë, ose janë rritur duke parë Rai dhe Mediaset”, tregon ajo. Kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhe ekonomike të dukshme për një italian.

“Duke nisur që nga çmimi i biletës së autobusit, apo taksisë e cigaret. Fakti që krahu i punës kushton shumë më pak, ndihmuar nga një çmim inferior i punës, përkthehet në çmime të përmbajtura kudo: që nga restorantet tek dentistët, e deri tek estetistja apo shitësit e frutave”. Edhe qiraja e banesave nuk është shqetësim ekonomik. “Gjenden shtëpi të pranueshme, të mobiluara dhe me çmime shumë të mira”.

Dita e Idës nis me një kafe. “Fatmirësisht në shumë lokale kafeja është shumë e mirë, mjafton ta specifikosh që e do të shkurtër”. Dhe pas 10 minutash në autobus është në zyrë. “Në kompjuter nis të shoh testet që më kanë nisur grupet e ndryshme të punës, konsulentët apo kolegët e mi.

Korrigjoj përmbajtjen për krijimin e postimeve për mediat sociale dhe fushatat publicitare dhe më pas i dedikohem blogut të agjencisë për të cilin shkruaj çdo javë. Në të shkuarën kam bërë edhe kurse italishteje dhe komunikimi për konsulentët, duke dhënë vlerësimin për nivelin e gjuhës”, shpjegon ajo.

Megjithatë, në disa raste, ndryshimet me Italinë janë të dukshme. “Shoh që ka shumë prapambetje në mënyrën e të menduarit”, tregon Ida. “Jam përshtatur me zakonet lokale me shumë durim, duke hequr dorë nga mendimi sesi jam në Itali, pyetje apo gjëra që këtu e kam të pamundur t’i bëj apo t’i gjej”.

Rikthimi në Itali? “Në vendin tim në këtë moment janë vetëm gjërat e dashura. E shoh me nostalgji dhe më mungon gjithçka që kam jetuar dhe kam dashur deri pak vite më parë. Kur mbushem me nostalgji, mendoj sesi jetoj tani, për pavarësinë time, pazaret që mund të bëj e vetme dhe e di shumë mirë që nuk do të kisha pasur mundësinë të kisha të njëjtat gjëra nëse do të rrija në qytetin tim. Gjithsesi do të isha detyruar që të transferohesha në Veri të Italisë”.

Ida shpjegon pozicionin e saj dhe atë të gjeneratës së saj, me plot qartësi. “Të futesh në botën e punës për të rinj si ne, 28, 29, 30 vjeç është gjithnjë e më e vështirë. Pastaj vijnë 20-vjeçarët që të lenë pas sepse presupozohet se në moshën 30-vjeçare i ke aftësitë dhe kompetencat. Në Itali ka shumë, ndoshta tepër gjëra që duhet të ndryshojnë”.

Si e imagjinon të ardhmen e saj? Shpreson të shkojë pranë familjes së saj dhe të gjejë një punë të qëndrueshme në Itali, me një rrogë dinjitoze që mund t’i lejojë të paguajë qiranë, faturat, e të bëjë pazar. “Ajo që konsiderohet rrogë e denjë, në Itali sot duket utopi”, e mbyll ajo.

Next Post
Kryebashkiaku i ri i Devollit: Policinë e thirra unë, pasi ish-kryetari kishte njoftuar se do grumbullonte militantët

Kryebashkiaku i ri i Devollit: Policinë e thirra unë, pasi ish-kryetari kishte njoftuar se do grumbullonte militantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

February 2, 2026
Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In