• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza e Vaçe Zelës: Ime më nuk këndonte, por ‘belbëzonte’, jetonte në një botë tjetër

by Java News
08/04/2019 23:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irma Rodiqi, vajza e të madhes Vaçe Zela ka qenë sot në “A Shoë” në Neës24 në një bisedë të rrallë duke rrëfyer gjithçka për nënën e saj, ndoshta si kurrë më parë të kemi dëgjuar diçka për të.

Ajo tha se nëna e saj e ka pasur jo të lehtë, duke treguar një anë tjetër tepër njerëzore, përtej zërit hyjnor që ka dëgjuar çdokush.

Vajza tregoi për dashurinë mes nënës së saj Vaçes dhe babait Pjetër, një dashuri e madhe e pamasë dhe se si lante me dorë në govatë rroba pafund nëna këngëtarja e madhe.

Vaçja ishte e tërhequr ngaqë e dinte se ishte e madhe?

Ndoshta por është një përgjigje që vetëm ajo mund tua thoshte.

Ti ke shkruar një letër pas vdekjes. Pse?

E kam shkruar ditëlindjen e parë pa të, 7 prill 2014.

Kishte diçka mes jush që nuk ishte thënë?

Po dhe jo. Jo rrallë e ndiej që kam shumë gjëra për t’i thënë. kanë kaluar 5 vjet që nuk është mes nesh dhe unë them jo rrallë mos harroj t’ia them mamit.

Ma shpjego pak atë ‘nuk më ngjit’?

E vështirë nuk është epitet që i përshtatet. Kërkuese në maksimum ndaj vetes së saj. Në këtë këndvështrim mund t’i mundonte kolegët e saj.

Vaçe Zela ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për dramë dhe ka qenë studente e Spahivoglit. Çfarë ka thënë ajo për artin e aktrimit?

Pasi nuk kreu liceun artistik. Nuk e pranuan sepse atë kohë mund të studioje vetëm për kanto dhe zëri i saj nuk i përshtatej dhe ajo nisi gjimnazin në Tiranë. Mori pjesë në konkursin për dramë më kitarë.

Çfarë mendohet të ketë thënë Spahivogli për aftësitë dramatike të Vaçe Zelës?

Nuk di t’ju them, kam qenë e vogël. Në shtëpi ishin miq dhe asgjë tjetër. Kemi folur pak për artin në shtëpi, flisnim për artin në përgjithësi por jo për këngën. Ajo ishte bota e saj.

Në shtëpinë e saj nuk është folur për këngët e saj?

Vërtetë pak, shumë pak.

Të flasim për miqtë e saj?

Ka patur mjaft miq.

Adriatik Kallulli, Mario Ashiku…

Kanë qenë goxha.

Si ka qenë raporti gjatë kalimeve të jetës?

Ato e adhuronin. Ato ishin krenare për të, mburreshin me të. Mblidheshin, vinin dhe tek ne. Ishte kënaqësi kur ajo kishte mundësi. Sepse skena dhe të largon, programi. Ndodhte të mblidheshin pa të, por asaj i dhimbtë. Ka pasur një humor, ishte çamarroke.

Si ishte e qeshura e saj?

Me shpirt. Por e qeshura e saj zgjati deri sa erdhi në Zvicër. Por pastaj pati një tis melankolik që e kishte pasur dhe më parë. Erdhi në Zvicër për arsye shëndetësore dhe nuk mundi të kthehej më, unë pata përshtypjen se iu largua buzëqeshja.

Është thënë se Vaçe Zela vishej bukur, po nuk kishte shumë?

Jo shumë, por nuk kishte fare, por si të gjithë, siç ishte koha. më vinte pak në pozitë të vështirë, sepse thoshte nëse dikush ia del mbanë por unë pse jo. Qepte me makinë.

Gatuante?

Me përsosmëri.

Çfarë të ka mbetur në mend?

Bënte vërtetë gjithçka. Mbasi mbaroi 7-vjeçaren dhe erdhi në liceun artistik dhe u kthye prapë mbrapsht dhe erdhi bëri gjimnazin. Është rritur në konvikt dhe mësimet e para të gatimit i ka marrë nga nëna e tim ati, gjyshja ime. Një kuzhinë vjeneze. Nuk ishte vetëm kjo kuzhinë.

Ishte një grua e gjatë gjyshja vjeneze

Po e gjatë. Kishin një respekt për njëra-tjetrën. Ishte krenare për të. Ndonëse fjalëpak, ishte krenare.

Mami bënte shaka me mënyrën si e fliste shqipen dhe ajo i thoshte mëso dhe ti gjermanisht si duhet dhe pastaj hajde flasim.

Është e vërtetë që morët shumë vonë një rrobalarëse nga Adriatik Kallulli? Lante shumë?

Lante shumë, me dorë, në govatë. Me sapun, ishin disa sapunë si të zinj. Kishim një komshi poshtë që thoshte aman moj se më le pa gjumë, se ajo govata bënte shumë zhurmë.

Përmendëm Adriatik Kallullin dhe rrobalarësen, më erdhi këndshëm që e dëgjova në gjuhën shqipe. Ime më ka qenë adhurues e gjuhës shqipe, si im atë. Ai erdhi një rast dhe si në shumë raste e gjeti duke larë rroba. Dhe i tha pse nuk blen një? Ajo i tha pak me drojë që nuk mundem. Ishte një periudhë pak e vështirë, sepse im atë po punonte në ndërtim. Nënës sime nuk i kanë dhënë asnjëherë rrogën maksimale, mbase pak për faj të saj sepse duhet të dilje para komisionit. Ajo thoshte unë s’dal para komisionit, dal të këndoj veç para publikut.

Më pëlqen kjo qasje…

Të ruan dinjitetin. Ai vërtetë e dhuroi, por ne e konceptuam si një borxh dhe na u deshën shumë vite për ta larë.

Kur im atë shkoi t’i kthente paratë, ajo filloi të këndonte nëpër shtëpi. Gati bënte kotollumba nga qejfi. Ajo nuk këndonte nëpër shtëpi, belbëzonte.

Irma si ke kënduar ti?

Unë ndoshta kam vesh për muzikë, pjesa tjetër është…I kam ngjarë tim ati, jam e shkencave ekzakte.

Kur vijmë tek babai jua, z. Pjetër Rodiqi, shumë i njohur, ka qenë një dashuri e madhe?

Shumë, ka qenë dhe ngeli e tillë deri në momentin që u largua nga jeta.

Ka qenë një dashuri e zhurmshme?

Kanë qenë personalitete të forta dhe diskutonin jo pak por kishin zgjuarsinë t’i hapnin rrugë njëri-tjetrit.

Ajo e dashuronte?

Pa masë.

Ti je këtu sot si një dëshmitare e tretë shumë e besueshme e jetës së këngëtares më të madhe që Shqipëria ka pasur. E ke ndjerë Vaçe Zelën që në një proces mësimi të ketë kërkuar frazë, pra nuk ishte mendjemadhe?

Patjetër, përkundrazi. Thjeshtësia e saj ishte mbresëlënëse.

Babai e ka ndjekur në skenë?

Në vitet e para, kur këndonte atë që donte, por më pas për shkak të jetës së tij nuk e ndiqte.

Kishe parë shenja xhelozie?

Asnjëherë.

Ti e ke ndjekur pas skene? Ai pozicioni në gjunjë…

Ka qenë një grua trime. Ishte përkushtimi i saj për të dhënë maksimale. Para se të këndonte asaj nuk i flitej. Nuk ka dashur të xhirohej jashtë skenës. Në shtëpinë e saj është ndjerë vetëm në skenë, para publikut.

Ajo dridhej, dhe duart i shtrëngonte në këtë formë sepse dridhej. Dhe fundi i luante. Ajo ishte në një botë që i duhej pak kohë për t’u kthyer në tokë. (BW)

Next Post

Faqet e para të gazetave, 9 Prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In