• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart në 11 maj”, Salianji reagon nga burgu për deklaratat e Ramës: Ky është urdhër për gjithë…

by B K
25/02/2025 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga burgu i Fierit, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke analizuar deklaratat e bëra së fundmi nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Salianji u ndal në shprehjen e Ramës kur tha se në zgjedhjet e 11 majit, do të ketë tërmet dhe flakë. Sipas Salianjit ky është “urdhër për gjithë strukturat që ka në varësi, dhe gjithë segmentet që kontrollon, përfshirë dhe bandat, që të nisin punën për rezultatin që ai dëshiron”.

Sipas ish-deputetit, Edi Rama “lëshoi fermanin për vrasjen e zgjedhjeve”.

“Kemi pra një kryeministër që nxit kapjen e votës, prekjen, deformimin e vullnetit të qytetarëve. Haptazi fare”, thotë Salianji.

Reagimi i plotë:

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë.

Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus, ku dallohen luhatjet e forta të humorit dhe gjendja e paqendrueshme emocionale. Nervozizmi i thellë ka dalë në sipërfaqe përmes gjuhës pa filtra, duke treguar disa të vërteta që në rastin e Edi Ramës, kthehen në aksione kur njeh pushtetin që ka e strukturat që urdhëron.

Mjafton të mallkojë ai SPAK-un, dhe dhjetra punonjës e rrethojnë godinën e makinat e funksionarëve.

Hedh helm ai ndaj kundërshtarëve dhe drejtësia vepron mbi ta.

Pra gjithkush e di që retorika e tij, materializohet në akte konkrete.

Së fundmi, nga dëshpërimi pasi toka i është lëkundur shumë, Kryeministri lëshoi dy tre fjali, për të cilat, në kushte normale do të duhej të mbante përgjegjësi.

Duke thënë se 11 maji do të jetë “tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart”, ai urdhëroi gjithë strukturat që ka në varësi, dhe gjithë segmentet që kontrollon, përfshirë dhe bandat, që të nisin punën për rezultatin që ai dëshiron.

Pra, Edi Rama lëshoi fermanin për vrasjen e zgjedhjeve. Problemi është se në qytet shumë ndryshime po ndihen. Drejtuesi i fushatës për Opozitën, është Chris LaCivita, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit, Donald Trump. Ai ka bërë disa pohime të forta. Por një nga më kryesoret, mendoj se është që; Do të ketë zgjedhje të lira e të paprekura.

Ky është një nga qendrimet më të forta kundër Edi Ramës në gjithë këto vite. Dihet mirë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të paprekura, janë fundi i tij.

Dhe për të shmangur këtë fund, ai nxori dekretin e “tërmet nga poshtë, e flakë nga lart”.

Kemi pra një kryeministër që nxit kapjen e votës, prekjen, deformimin e vullnetit të qytetarëve. Haptazi fare.

Më e renda, nëse e interpreton drejt dhe pa shumë mund, me një qendrim si ky, Edi Rama po thotë se nëse ai nuk fiton, pra nëse nga kutitë e 11 majit nuk del ajo që ai dëshiron, do të ketë tërmet e flakë, pra do të ketë luftë.

Më i papërgjegjshëm, dhe më antiligjor, e anti-kushtetues se kaq, nuk ka se si të jetë një Kryeministër.

Dihet mirë se deviza 12 vjeçare e Ramës ka qënë sundimi mbi frikën, dhe jo qeverisja mbi besimin. Këtë po tenton të bëjë edhe në muajt e fundit.

Vetëm se tanimë ka një ndryshim. Ai nuk arrin më të ndjellë frikë, por sa më shumë lëshon të tilla logore, aq më shumë dëfton frikën që ka kapluar atë vetë.

Koraca që e bënte të pushtetshëm, që ndihmonte sundimin e tij ka rënë. Sherifi i ri në qytet, nuk ka ardhur të japë dekorata, e as të mbyllë sytë para një regjimi.

Njeriu i Trump në Tiranë, është bërë menjëherë përfaqësues i interesit publik, përfaqësues i interesave të vendit. Sepse Shqipëria e ka jetike që të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, e ka jetike sa ujin dhe diellin, sa ajrin.

Vetëm me votë të paprekur do të shkojnë në vend prapësitë e paudhësitë e panumërta që janë bërë kapicë në 3 mandate. Vetëm vota e lirë dhe e ndershme e ka këtë aftësi korigjuese.

Kështuqë, ende pa nisur mirë punën, strategu i Trump ka ndihmuar jo vetëm demokratët, por Shqipërinë.

Dhe është po aq në interesin e vendit, në interesin madhor të ecjes drejt integrimit dhe shpëtimit nga rënia në humnerë, qendrimi tjetër i tij, që dënon përndjekjen e burgosjen e kundërshtarëve. Një tezë e fortë mesa duket e Shtëpisë së Bardhë, duke qënë se atë çka Chris LaCivita e thanë Rogner, e theksoi Zv-Presidenti Vance në konferencën e Mynihut.

Presioni për votën e lirë, e për të zbatuar normat bazë të demokracisë, kanë nxjerrë nga binarët Kryeministrin e vendit. Dhe nuk është pak për të. Se Edi Rama ka shumë hesape për të larë, ka shumë llogari për të dhënë. E pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 majit. Normal që ka frikë. Bën mirë të ketë frikë.

Next Post
Drogë, armë dhe municion ushtarak, arrestohen dy vëllezërit në Lezhë

Drogë, armë dhe municion ushtarak, arrestohen dy vëllezërit në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

November 4, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In