• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pjesëtar i një organizate kriminale, pranga 43-vjeçarit në Kavajë

by B K
25/02/2025 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia në Kavajë ka përfunduar operacionin e koduar “Seven”, ku është kapur dhe arrestuar një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht.

Shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pas një dënimi prej 7 vjetësh burgim nga Gjykata e Apelit të Torinos.

Ai ishte i përfshirë në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni u realizua falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, duke rezultuar në arrestimin e tij dhe nisjen e procedurave për ekstradimin në Itali.

“Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njofton policia.

Next Post
U dënua me formë të prerë nga Apeli i GJKKO për fshehje pasurie, Dhoma e Avokatisë i heq licencën Bashkim Dedjas

U dënua me formë të prerë nga Apeli i GJKKO për fshehje pasurie, Dhoma e Avokatisë i heq licencën Bashkim Dedjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In