Jeta e Jasmine Britney ndryshoi përgjithmonë kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe, dhe u paralizua nga qafa e poshtë nga një aksident me makinë. Duke kaluar rrugën, një makinë e goditi vajzën duke i shkaktuar dëmtime të pariparueshme në shtyllën kurrizore çka nuk i dha asnjë shans për të lëvizur më.
Pavarësisht kësaj, vajza kurrë nuk u dorëzua por e shfrytëzoi avantazhet nga kjo gjendje, duke u shndërruar në të parën Barbie tetraplegjike humane.
Qëllimi ishte t’i tregonte botës se çdo gjë është e mundur pavarësisht aftësive të kufizuara.
“jeta ime ndryshoi kur unë isha 9 vjeçe. Kështu kam vendosur që fotot e mia t’i publikoj në internet për të frymëzuar personat e tjerë që vuajnë nga problemet me palcën kurrizore”, thotë Jasmine.
Vajza tani jeton në Finalndë dhe merr frymë me ndihmën e një tubi. Po ashtu ajo ka një kujdestare që kujdeset për të 24 orë. Gjithashtu vajza refuzon të besojë se nuk do të ecë më, madje u jep besim edhe të tjerëve.









