Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit të ndjerë iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani, është dënuar me pesë vjet burg nga një gjykatë në Iran, ka njoftuar avokatja e saj, raportoi të martën BBC-ja.
Aktivistja për të drejtat e grave dhe ish-deputetja është arrestuar në shtator pasi inkurajoi iranianët të merrnin pjesë në protestat antiqeveritare.
60-vjeçarja akuzohej për “nxitje të rebelëve”.
Avokatja e Hashemit, Neda Shams shkroi në Tëitter të hënën në mbrëmje se ajo u dënua “për akuzat e deklaruara në fazën fillestare”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Nuk është e drejtë të komentohet duke pasur parasysh se aktgjykimi aktual nuk është i formës së prerë. Klientja është ende në burg dhe ndaj saj ka raste të tjera”, shtoi ajo.
/e.d