• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajtimi për numrin e shkollave dhe heshtja për dramën e arsimit

by Mero Baze
17/09/2018 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një shpërthim patetik, që ka prekur opozitën për shkurtimin e numrit të shkollave këtë vit të ri shkollor.

Dhjetra shkolla fshatrash me disa nxënës në klasa kolektive janë mbyllur dhe nxënësit do të çohen në shkolla më cilësore në qendra komunash apo qytetet e afërta.

Është një nga gjërat më të mira që mund të bëjë një qeveri për arsimin cilësor.

Më ka rastisur shpesh të shikoj një klasë në një shkollë në fshat, ku janë 7 nxënës, dy janë të klasës së pare, një i klasës dytë, një i klasës së tretë, dy të klasës së katërt, e kështu me radhë, që rrijnë në një dhomë katër me katër, me një mësuese që pesë minuta merret me klasën e parë, pastaj me të dytën e me radhë.

Më shumë se sa shkollë apo klasë, ajo mund të quhet dhomë kujdestarie fëmijësh, por ajo nuk mund të quhet shkollë.

E kuptoj që shumë shkolla kanë histori, shumë fshatra kanë qenë të mëdhenj, shumë vende kanë traditë arsimi, e të tjera broçkulla nostalgjikësh, por qeveria ka detyrë të administrojë realitetn dhe jo historinë.

Shkolla ime e fëmijërisë është hapur në vitin 1856 në gjuhën greke, pastaj më 1919 në gjuhën shqipe, dhe në vitin 1931 ka pasur 170 nxënës. Sot nga klasa e parë në të pestë ka 6 nxënës dhe një mësuese që vjen 20 km larg dhe harxhon tre orë me pesë klasa, e gjashtë nxënës.

Realiteti është që fshatrat janë braktisur, dhe migrimi ka ndryshuar strukturën sociale të Shqipërisë.

Mbledhja e nxënësve në shkolla cilësore u jep fëmijëve jo vetëm një arsim cilësor, por dhe një fëmijëri me identitet.

Ata do të kenë shans së paku të mbajnë mend shokët e klasës së tyre. Ne të gjithë mbajmë mend shokët e klasës, kurse fëmijët e klasave kolektive tona mbajnë mend shokët e shkollës.

Është mirë që fëmijët të kenë shokë moshatarët e tyre dhe jo ai i klasës së parë të rrijë në bankë me atë të klasës së pestë.

Vajtuesit që kanë vënë kujen për mbylljen e shkollave, në fakt po vajtojnë për fundin e mos-arsimimit të nxënësve.

Në ato shkolla dhe klasa mund të bëhej gjithçka, përveç mësimit. Nuk dua t’i paragjykoj mësuesit, se ndoshta sakrifikonin të merreshin me pesë klasa njëherësh, por ata nuk kanë asnjë shans të edukojnë ata fëmijë dhe t’u japin atyre fëmijërinë dhe shkollën që u takon.

Në vend që qeveria të inkurajohet për këtë nisëm dhe të bëhet presion për arsim cilësor, i ka zënë të gjithë zelli i vajtuesve të shkollave, që ishin kthyer në dhoma kujdestarie për fëmijët, por jo klasa mësimi.

Probemi real i arsimit në Shqipëri, nuk është përqëndrimi i shkollave, por banalizimi i shkollës dhe i arsimit përmes masivizimit të tij.

Partia Demokratike do hyjë në histori si partia që nën vizionin cinik të një ministri paradashës, si Genc Pollo, hapi universitete dhe në Kukës, Dibër, Përmet, Berat, Sarandë, Fier, e çdo komunë të Shqipërisë, duke shkatërruar cilësinë e arsimit të lartë dhe duke goditur në shtyllë kurrizore arsimin në Shqipëri .

Shqipëria gati- gati po barazonte numrin e  gjimnazeve me emër, me universitetet, duke banalizuar kështu karrierën në arsim dhe kualifikimin si vlerë kulturore.

Me të njëjtin model në mendje, tani po vajtojnë që po mbyllen shkolla fshatrash pa fëmijë, të cilat në të vërtetë vetëm klasa mësimore nuk janë.

Kjo është e vetmja parti politike në botë, që vajton për ndërtesa bosh dhe jo për nxënës mendjeboshë, vajton për rroga, por jo për mësues, vajton për diploma, por jo për studentë të vërtetë.

Askush nga opozita nuk më thotë dot sot, nëse ka mbetur një nxënës pa shkollë, por ankohen se kanë ngelur disa ndërtesa bosh. Dhe e trajtojnë arsimin si statistikë ndërtesash, dhe jo si statistikë nxënësish të shkolluar më mirë.

Nxenesit e shkolles fillore ne shkollen e Peshtanit ne vitin 1929.

Nxenesit e shkolles fillore ne shkollen e Peshtanit ne vitin 2017

Next Post
Nesër nis pagesa në Rrugën e Kombit

Si u rritën me 682 mln USD kostot, gjatë ndërtimit të rrugëve Elbasan-Tiranë e Rruga e Kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

“Na shisni 10% të Patriotëve!” Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

August 13, 2026
Komplot për rrëzimin e avionit të Trump? CIA vuri në dyshim informacionin e Izraelit

Komplot për rrëzimin e avionit të Trump? CIA vuri në dyshim informacionin e Izraelit

August 13, 2026
Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

August 13, 2026
Pse duhet të bashkohemi me Kosovën dhe gjysmën e Maqedonisë

Pse duhet të bashkohemi me Kosovën dhe gjysmën e Maqedonisë

August 13, 2026
VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë 4 katëshe në Korçë

Si paraqitet sot situata me zjarret? MIA: 45 vatra në total, 12 aktive. Zonat ku po luftohet ende me flakët

August 13, 2026
Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

August 13, 2026
Tre profesionet më të paguara në Shqipëri? Në krye ushtarakët, menaxherët dhe…

Tre profesionet më të paguara në Shqipëri? Në krye ushtarakët, menaxherët dhe…

August 13, 2026
Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

August 13, 2026

Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin për Dadon: Gjykata nuk shqyrtoi në themel padinë për emërimin si prokuror

August 13, 2026
Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com