• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si u rritën me 682 mln USD kostot, gjatë ndërtimit të rrugëve Elbasan-Tiranë e Rruga e Kombit

by Java News
17/09/2018 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i veprave publike në Shqipëri është një histori e mbushur me tejkalime kostosh dhe fatura të fryra në kurriz të taksapaguesve. Top Channel publikon bilancet e dy investimeve më të mëdha publike në infrastrukturë, Rrugës së Kombit dhe asaj Tiranë-Elbasan, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Ministria e Infrastrukturës. Të dhënat tregojnë se në të dyja veprat, kostoja është tejkaluar frikshëm në raport me vlerat fillestare të kontratave, duke i marrë taksapaguesve shqiptarë qindra milionë dollarë shtesë.

Më konkretisht, autostrada Durrës-Kukës-Morinë, një segment 124.2 kilometër i gjatë, kishte si kosto fillestare në kontratë vlerën 819.7 milionë dollarë amerikanë. Por, fatura finale e rrugës rezultoi 66.3% më e lartë ose plot 1 miliardë e 363 milionë dollarë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën Tiranë-Elbasan, veprën e dytë publike më të madhe në vend. Fillimisht, tenderi për këtë aks u fitua nga kompania greke “Aktor”, me një vlerë totale 312.5 milionë dollarë. Por, deri më tani, fatura e rrugës ka arritur në rreth 450 milionë dollarë, ose 44% më shumë nga vlera e tenderuar.

Pra, vetëm për dy rrugët më të mëdha të vendit, fatura që kanë paguar qytetarët është fryrë me 682 milionë dollarë mbi kostot e kontratave. Kjo shifër është gati sa buxheti që Shqipëria i jep sistemit shëndetësor, jo për një, por për dy vite bashkë.

Fryrja e kostove nuk është fenomen vetëm i projekteve të mëdha. Në Shqipëri ajo ndodh rëndom edhe në kontratat më të vogla, ku qytetarët shqiptarë paguajnë qindra milionë dollarë shtesë për projektet dhe kontratat e hartuara keq, mungesën e mbikqyrjes si dhe korrupsionin e zyrtarëve.

ma.me

Next Post
Katari i dhuron Erdoganit një avion 500 milionë dollarësh

Katari i dhuron Erdoganit një avion 500 milionë dollarësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com