• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Uzina e Ballshit rifillon nga puna pas dështimit të privatizimit nga qeveria ‘Berisha’

by Java News
04/11/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh ka rifilluar punën me kapacitet të plotë. E shtrirë në 104 hektarë dhe me një histori të gjatë që prej ndërtimit në vitin 1978, rafineria prej mëse një viti kishte mbyllur dyert si rezultat i falimentimit të kompanisë, pas një privatizimi të dështuar të bërë nga qeverisja e kaluar. Rafineria e Ballshit vlerësohet një aset strategjik në industrinë e naftës. Mbyllja e saj u kthye edhe në një plagë sociale, duke lënë të papunë mijëra banorë të zonës. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, inspektoi rafinerinë, pas kalimit të saj në administrim të ri. Riaktivizimi i saj përbën një ngjarje pozitive për ekonominë kombëtare, por edhe atë familjare, pasi punëtorët e saj rifituan punën.

“Prej një jave, të gjithë repartet e rafinerisë punojnë me kapacitet të plotë. Njerëzit janë të paguar. Një nga elementet bazë që ne shpresojmë në të ardhmen dhe ky është një problem thelbësor, punonjësit, është që të rimëkëmbim qendrën e trajnimit që të kemi të rinj që vijnë,” – tha një prej administratorëve të rinj të uzinës.

“Kjo rafineri ka një histori të dhimbshme, një privatizim të dështuar, një faliment të një kompanie private dhe lënia jashtë çdo lloj interesi, jashtë çdo lloj vëmendjeje të të gjithë njerëzve, të cilët e kishin lidhur fatin me këtë rafineri. Një nga sfidat që kishim si qeveri ishte rivënia në punë e përpunimit të naftës në vend, për arsye nga më të ndryshmet, por mbi të gjitha për punësimin e njerëzve dhe për ta mbajtur këtë aset strategjik që edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera që kanë naftë, të ketë mundësi të prodhojë naftë. Megjithëse ky është një biznes privat, ne nuk mund të mbyllnim sytë ndaj një problemi të madh social dhe detyra jonë dhe Kryeministri Edi Rama është investuar personalisht që rafinerisë të mos i mungojë nafta. Vetëm biznesi që është rreth kësaj rafinerie, zinxhiri që nga furnizimi dhe pjesa tjetër prodhimi janë disa qindra milionë dollarë që janë pjesë e ekonomisë shqiptare,” – u shpreh ministri Gjiknuri. Pas rivënies në punë, uzina ka rinisur prodhimin e eurodieselit të standardit europian, benzinë super dhe derivate të tjera.

Rivënia në punë e uzinës ka rikthyer edhe shpresën e naftëtarëve. “Fati i keq i yni qe që ne ngelëm në mes të katër rrugëve. Azerbajzhanasit ikën duke lënë gjithë këtë kapital e këta njerëz në mëshirë të fatit. U munduam e trokitën në derën e Kryeministrit. Na premtoi, do të bëjmë ç’është e mundur me mundësitë e fuqitë që kemi si shtet që rafinerinë e Ballshit, gjithë atë krahinë duke filluar nga Patosi në Tepelenë, ta vëmë në funksion dhe sot, ne jemi këtu ku jemi. Sot ka dalë eurodieseli me 5ppm, çka do të thotë i standardit europian,” – tha një prej punonjësve, që më parë ka protestuar, dëshmitar i rrënimit që po pësonte uzina.

Kjo problematikë sipas edhe vetë dëshmive të punëtorëve i ishte bërë e njohur Kryeministrit, i cili e përcaktoi zgjidhjen e problemit të punëtorëve si kushtin kryesor në tryezën e negociatave me drejtuesit e rinj. “Ajo që gjetëm ne ishte faktikisht, një situatë e tmerrshme ku jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju kishit kaluar muaj e muaj pa marrë asnjë cent. Në fakt këta shokët më treguan edhe përpëlitjet për të ushqyer familjen me lista nëpër dyqanet e zonës. Kur ne kemi negociuar me këta investitorë, që dolën më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pasur gjithfarëlloj takimesh, gjithfarëlloj përpjekjesh, kushti ka qënë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar.”

Rafineria gjeneron edhe avull në sasi të tilla që mund të furnizojë, sipas drejtuesve të saj, “të gjithë serrat e Mallakastrës. Sasia është kolosale.” Kjo, për Kryeministrin, përbën një vlerë të shtuar në mbështetje të bujqësisë për të gjithë zonën e Mallakastrës. “Ne duhet ta synojmë këtë, të arrijmë sasinë e avullit që të furnizojmë gjithë serrat e Mallakastrës dhe t’i japim një bum gjithë zonës nga pikëpamja bujqësore.”

ma.me

Next Post
Mourinho me deklaratë bombastike pas humbjes nga Fenerbahçe

Mourinho me deklaratë bombastike pas humbjes nga Fenerbahçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
Fakulteti i Mjekësisë/ Shpallen fituesit, mesatarja e notave për ta 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim

Konkursi i pranimit në Mjekësi, të hënën garohet për 500 kuota të lira

August 16, 2026
Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

August 16, 2026
Nis për herë të parë dhënia e kredive studentore, jepet pa kolateral dhe mund të shlyehet pas studimeve

Më shumë avantazhe për studentët, karta studentore pritet të përfshihet në rrjetin europian

August 16, 2026
Nëna me koronavirus sjell në jetë fëmijën te “Koço Gliozheni”

Shtohen meshkujt infertilë, mjeku: Kanë ndryshuar stili i jetës dhe faktorët ambientalë

August 16, 2026
Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, reagon Këlliçi: Tregon fuqinë e të fortëve të lidhur me qeverinë

August 16, 2026
Dështon tentativa e dytë e emigrantëve nga Maroku për të hyrë në Ceuta, 111 persona të arrestuar

Dështon tentativa e dytë e emigrantëve nga Maroku për të hyrë në Ceuta, 111 persona të arrestuar

August 16, 2026
Plas mes organizatorëve! Gazetarja ironizoi protestën, aktivistët “i sulen”: Negativitet! Po merrni në qafë popullin…

Plas mes organizatorëve! Gazetarja ironizoi protestën, aktivistët “i sulen”: Negativitet! Po merrni në qafë popullin…

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com