• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushtria jonë e munguar, Rusët që nuk e njohin Hagën dhe serbët krenarë me Putin

by Ben Andoni
28/02/2022 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka të ngjarë që pyetja nëse do të krenohen më serbët në Ballkan me Rusinë të ketë përgjigje vetëm nga zhvillimet e fundit të invazionit, të cilat do të ndodhin me Ukrainën. Por pasja e armëve bërthamore gati për përdorim, kërkesat e vazhdueshme të Serbisë dhe kërcënimi i vazhdueshëm i saj, si edhe oreksi i pakursyer i Rusisë të mos ndalen kaq thjeshtë. Për fat të keq, as Rusia dhe madje as Ukraina nuk janë pjesë e traktatit global që themeloi gjykatën me bazë në Hagë, kështu që akuza e Zelinskit do mund të arkivohet shpejt. Kjo Gjykatë nuk ka juridiksion mbi këto vende, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë ndër 123 shtetet anëtare themeluese të gjykatës. Për fat të keq, prej Hagës kanë shpëtuar shumë nga përgjegjësit e trazirave në botë. Kështu ka shpëtuar vetë ish-Bashkimi Sovjetik, nëna morale-ideologjike e vizioneve të Putin, edhe pse e sulmoi Finlandën apo se ndau Poloninë më 1939. Kështu shpëtoi Bashkimi Sovjetik edhe nga invazioni që i bëri Çekosllavakisë apo Afganistanit më vonë. Por paradoksi është se fryma e sovjetëve  është ende e gjallë kurse në vendet tona të rajonit ka deri gazmend për të. Kështu ndodhi me Malin e Zi, kur vetë zëvendëskryeministri Abazoviç u gjend në një aktivitet ku i këndohej Rusisë. Shfajësimi naiv i tij nuk është se bëri aq punë, kur kushdo e di mirë realitetin që ndjek tashmë sllavët në Ballkan. Pa përmendur atë që e tha Vulin në Korrik për hapësirën e “botës serbe” dhe që e mbështeti Vuçiç, duket se oreksi i botës sllave është zgjeruar shumë. Ai nuk do ta ndalet dhe nga rezultatet e pritshme apo jo të dialogut të negocimit mes Rusisë dhe Lituanisë, që tashti do t’u duhej vetëm një mjeshtre e të drejtës ndërkombëtare si Hannah Harendt që të zgjidheshin.

Por nëse paraardhësit e Putinit e njihnin forcën e NATO-s në kohën e Luftës së Kosovës dhe e vlerësonin nuk mund të thuhet tashti për të dhe shpurën e pacipë të tij. Dy dekada më parë, pikëpamja mbizotëruese ruse u përmblodh në atë që e tha në mënyrë organi rus Vremya MN: “Gjatë luftës ballkanike, Rusia bëri zgjedhjen më të rëndësishme në historinë e fundit të vendit tonë. Ne nuk u bëmë aleat me NATO-n, por, falë Zotit, nuk u bëmë as armiku i saj. Tani, Rusia dhe Perëndimi mund të bëhen partnerë që mund të mos kenë asnjë arsye për ta dashur njëri-tjetrin, por duhet të punojnë së bashku vetëm sepse nuk ka largim nga njëri-tjetri”. Po a ka mësuar nga kjo? Duket se jo dhe Putin tashmë i vjen turp nga paraardhësit e tij për faktin se Rusia dikur mësoi të punonte me NATO-n , kurse tani do të duhej të mësonte përsëri të jetonte në një realitet të ri me NATO-n në skenën evropiane. Është e largët koha kur ish-ministri i jashtëm i tyre, Igor Ivanov në tetor 1999 do shprehej ndryshe: “Duam apo jo, NATO është një realitet në arenën e sotme ndërkombëtare, në radhë të parë në Evropë por edhe në botë në përgjithësi”.

Tashmë ky realitet po nëpërkëmbet, kurse botës po i rri mbi kokë tmerri i luftës bërthamore. Por edhe pa mbërritur ai, duket se një lugat tjetër, si Putin apo pas tij do të jetë gati ta bëjë. Ndaj, shqiptarët duhet t’i kthehen seriozisht ushtrisë jo vetëm në kuadër të NATO-s që është një lloj bekimi i mbrojtjes por edhe për veten e saj. Shqiptarët për fatin e keq janë të rrethuar nga fqinj, që ua lusin zhdukjen, njësoj si Nëna e tyre Rusi, Ukrainës fqinje. Është kaq e thjeshtë, ashtu siç është edhe banaliteti i të keqes aq prezent tashmë me retorikën e ashpër sllave. (Javanews)

Next Post
Macron, telefonatë me Putinin dhe Zelenskyn: Zbatoni një armëpushim të menjëhershëm

Macron, telefonatë me Putinin dhe Zelenskyn: Zbatoni një armëpushim të menjëhershëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In