• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ushtria izraelite përgatitet për sulm të madh, Netanyahu: Faza tjetër po vjen

by A R
15/10/2023 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria izraelite po përgatitet për një sulm të madh nga toka, ajri dhe deti. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “Faza tjetër po vjen”. Ndërsa konflikti hyn në ditën e tij të tetë, më shumë se 3600 njerëz janë vrarë nga të dyja palët. Më shumë se 1,300 njerëz kanë vdekur në Izrael, ndërsa më shumë se 2,300 njerëz janë vrarë në bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Shpërthime u regjistruan sërish në Gaza mëngjesin e së dielës. Izraeli pretendon se një komandant i lartë është vrarë nga ushtria. Ndërkaq, tanket izraelite janë vendosur edhe përgjatë kufirit me Libanin. SHBA do të vendosë gjithashtu edhe një tjetër aeroplanmbajtëse në rajon për të penguar veprimet armiqësore të Hamasit.

Mijëra palestinezë po vazhdojnë të largohen nga Gaza veriore përpara ofensivës së pritshme tokësore të Izraelit. Ata duhet të përdorin një rrugë të vetme që shkon nga Beit Hanoun drejt Khan Yunis. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dënuar urdhrin e evakuimit duke e cilësuar si një dënim me vdekje. Agjencia e OKB-së e ka quajtur lëvizjen masive të njerëzve një “eksod”.

Në Egjipt, një autokolonë ndihmash po pret me orë të tëra për të hyrë në Gaza përmes kalimit Rafah. Ditët e fundit postblloku është mbyllur për shkak të bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili thuhet se ka dëmtuar anën palestineze të kalimit.  Kjo do të thotë gjithashtu se ndihma është mbajtur në kufi dhe agjencitë e ndihmës u kanë kërkuar autoriteteve që të lejojnë autokolonat e tyre të kalojnë.

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre në Gaza që të afrohen më pranë vendkalimit Rafah në mënyrë që të mund të largohen kur kalimi të rihapet dhe kanë paralajmëruar se çdo rihapje do të zgjasë vetëm për një kohë shumë të kufizuar.

Rusia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë mbi një projekt-rezolutë për konfliktin Izrael-Hamas që bën thirrje për një armëpushim humanitar që dënon dhunën kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit, lirimin e sigurt të të gjithë pengjeve dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare.

/a.r

Next Post
Transferimi i studimeve, MAS publikon udhëzimin: Ja kur mund të aplikoni

Samiti në Tiranë, Fakulteti i Historisë dhe i Ekonomisë: E hëna pushim për shkak të bllokimit të rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

October 26, 2026
SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In