• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushtria e Kosovës/ Serbia dhe Rusia kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit

by Java News
15/12/2018 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ka sjellë reagimin e Serbisë dhe Rusisë në OKB. Këto dy shtete kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, e cila do të mbahet të hënën në mbrëmje. Agjencia ruse e lajmeve njofton se Serbia me shumë gjasa do të përfaqësohet nga vetë presidenti Aleksandar Vuçiç.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, për të votuar draft-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, që ka të bëjë me parimet dhe udhëheqjen e pjesëmarrjes së Kosovës në dialogun me Serbinë. Në këtë dokument kërkohet që çdo marrëveshje eventuale me Serbinë të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës dhe se çështja e kufirit të Kosovës me Serbinë të mos vihet në diskutime.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit u vendos që të thirret të hënën në mbledhjen paraprake të së premtes në mbrëmje, ndonëse vendet anëtare ende nuk kanë vendosur nëse do të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura. Moska dhe Beogradi këmbëngulin për ta mbajtur të hapur mbledhjen, ndërsa nje grup vendesh perëndimore duan që ajo të mbahet me dyer të mbyllura. Kryesuesi i rradhës, që është Bregu i Fildishtë, vijon të negociojë me palët.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social “Twitter” ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur.

Sa i takon raundit të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, ende nuk është thirrur nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila e ndërmjetëson dialogun ndërmjet dy palëve në Bruksel. Por edhe Beogradi, pas vendosjes së taksës 100 për qind të mallrave serbe nga ana e qeverisë së Kosovës dhe pas miratimit të projektligjeve që transformojnë FSK në Ushtrinë e ardhshme të Kosovës, ka bërë të qartë se dialog nuk do të ketë së afërmi. /a.meta

Next Post
Dekanët e UT: Të shkarkohet Rektori Mynyr Konomi!

Protesta, studentët kërkojnë dorëheqjen e dekanit, Dhori Kule

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

September 3, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

LIVE! Rama flet para ministrave dhe deputetëve: “Pasqyrë Albania”, një kontratë kushtetuese

September 3, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

September 3, 2026
I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

September 3, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

September 3, 2026
U ekzekutua sot në Mirditë, të vëllain ia vranë tre vite më parë! Si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve për një parakalim

U ekzekutua sot në Mirditë, të vëllain ia vranë tre vite më parë! Si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve për një parakalim

September 3, 2026
Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

EMRI / Atentat në Mirditë, një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve

September 3, 2026
Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

September 3, 2026
Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com