Yllka Cana, një emigrante nga Kosova, së shpejti do të marrë gradën kapiten në ushtrinë amerikane. Faqja “Albanian Success Story” në Facebook ka publikuar historinë e suksesit të gruas kosovare në SHBA.
Cana ka kryer me sukses misione në Kore, Gjermani e në disa vende të tjera, duke ngjitur shkallët e hierarkisë, në pritje të gradës së kapitenes, bphet e ditur nga gazeta shqiptare në SHBA, “Illyria”.











