Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, qëndrimin e vet në Londër e ka shfrytëzuar edhe për dhënien e certifikatës së veteranit të UÇK-së për një ushtar të Britanisë së Madhe që kishte marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë, transmeton Koha.net. Fjala është për ushtarin Jon Harrison i cili kishte qenë pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani”. Lajmin për këtë e ka postuar në Facebook Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së dhe zëvendësministër në Ministrinë për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës. Lidhur me këtë, Gecaj ka shkruan në profilin vet: “Isa Mustafa i dorëzoi Jon Harrison-it në Londër Çertifikatën e Veteranit të UÇK-së – Congrats Jon”.