• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushtarakët në test për të marrë pjesë në misione, Xhaçka: Vlerësim sipas meritës!

by Java News
25/02/2018 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlerësim dhe promovim në bazë të meritokracisë dhe trajtim përherë e më tepër dinjitoz për ushtarakët shqiptarë, ishte mesazhi kryesor që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u dha efektivëve të batalionit të tretë të këmbësorisë në Poshnje, gjatë qëndrimit të saj në Berat, në kuadër të mbledhjes së qeverisë në këtë qark.

Në vizitën e saj në batalionin e tretë të këmbësorisë, ministrja Xhaçka shoqërohej nga zëvendësministri Petro Koçi dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani. Fillimisht ministrja Xhaçka falënderoi të gjithë efektivët e këtij batalioni për angazhimin dhe kontributin e tyre në përmbytjet e fundit, sidomos tani që Emergjencat Civile janë nën përgjegjësinë e institucionit që ajo drejton.

“Dua të ndalem pak tek Emergjencat Civile që tashmë janë fushë përgjegjësie e Ministrisë së Mbrojtjes, sepse e kam parë kontributin, dedikimin, përkushtimin, profesionalizmin e gjithsecilit prej jush në ato operacione shumë të vështira në fillim të dhjetorit, kryesisht në zonën e Fierit dhe të Vlorës, por edhe këtu në Berat me punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjithsecili prej jush për t’i ardhur në ndihmë atyre banorëve që vuanin pasojat e motit të keq”- tha ministrja Xhaçka, e cila u shpreh se ishte në dijeni të vështirësive dhe nevojave të ushtarakëve dhe për të cilat shprehu angazhimin e saj për një trajtim më dinjitoz për secilin prej tyre.

Më tej ministrja Xhaçka zhvilloi një bisedë të shkurtër edhe me ushtarakët që kanë kaluar me sukses testet për t’u bërë pjesë e kontingjentit të ardhshëm shqiptar, i cili do të shërbejë në misionin e NATO-s Resolute Support në Kabul të Afganistanit, në kuadër të rritjes së kontributit të vendit tonë dhe shtimit të trupave shqiptarë në këtë mision. Ministrja i siguroi ata për një proces përzgjedhës të rregullt, i bazuar tërësisht në meritë dhe për të cilin mori konfirmimin e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që ky të jetë një proces, i cili vlerëson më të mirët, që vlerëson meritokracinë dhe vlerëson ata njerëz që vërtetë janë të përgatitur për të shkuar në misione paqeruajtëse sepse sigurisht ju të gjithë e kuptoni që është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe që merrni mbi vete, jo vetëm për t’i shërbyer vendit tonë, por edhe për të projektuar siguri atje ku shkoni.

Që do të thotë mbroni të tjerët edhe mbroni veten dhe duhet të jeni maksimalisht të përgatitur për këtë moment dhe prandaj insistoj që këto testime, që ky moment vlerësimi të jetë sa më i hapu , sa më transparent edhe gjithsecili prej jush të jetë i qartë për vlerësimin që merr dhe për vlerësimin që merr shoku juaj.

Vetëm ata që vërtet meritojnë, janë ata që do të shkojnë në mision dhe kur them meritë, kam parasysh përgatitjen për këtë ditë. Dhe që ky mjedis të jetë më konkurrues dhe të promovojë realisht cilësinë dhe profesionalizmin, duhet të jeni të gjithë në garë më njeri – tjetrin.”

Më pas, ministrja Xhaçka ndoqi nga afër një pjesë të programit mësimor teorik të ushtarakëve, në mjediset e një prej kabineteve të këtij batalioni.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura iu bashkuan nismës së Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit “Ditët e Pemëve”, duke mbjellë pemë në oborrin e shkollës së mesme të bashkuar “Shyqyri Lakra” në Berat dhe në mjediset e batalionit të tretë të këmbësorisë në Poshnje.

Next Post
Kinematografia në zi, ndahet nga jeta ikona e Bollywood

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta ikona e Bollywood

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In