• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urgjenca Kardiake, nga nëntori 2015 janë shpëtuar 220 pacientë

by A R
15/04/2016 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

220 jetë njerëzish janë mundur të shpëtohen nga 1 nëntori i vitit 2015 e deri më tani, falë funksionimit për herë të parë 24 orë në 7 ditë të urgjencës kardiologjie. Lajmi bëhet i ditur nga Ministra e Shëndetësisë sipas së cilës të gjithë pacientët të cilët janë paraqitur me probleme të infarktit të miokardit i janë nënshtruar kryerjes së koronarografisë, dhe më pas ndërhyrjeve specifike të specializuara.

Gjatë një inspektimi që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kryer në këtë shërbim gjatë orëve të natës, është bërë e ditur se pacientët e paraqitur në urgjencë, rezultojnë të jenë shpëtuara nga ndërhyrjet dhe ekzaminimet.

Shërbimi i Urgjencës Kardiologjike me kohë të plotë 24/7 edhe gjatë fundjavës ka filluar të funksionojë për herë të parë që prej 1 nëntorit 2015, duke iu përgjigjur të gjitha rasteve urgjente të cilat paraqiten me probleme në zemër, duke bërë të mundur edhe kursimin e parave në xhepat e shqiptarëve, të cilët më herët i drejtoheshin spitaleve private.

Ministri Beqaj e ka quajtur hapjen e këtij shërbimi, si një nga projektet më të rëndësishëm jetëshpëtuese, duke patur parasysh këtu edhe numrin e lartë të personave të cilët kanë probleme kardiake, ndërkohë që të gjithë pacientët e përfitojnë falas këtë ekzaminim.

“Ky shërbim funksionon edhe gjatë orëve të natës si dhe në ditët e fundjavës, të shtunë dhe të diel përgjatë 24 orëve. Për shembull, me sa jam informuar nga shërbimi natën e ndërrimit të viteve ka patur 7 raste. Imagjinoni 7 raste që në vend të ktheheshin në fatkeqësi për familjet janë kuruar këtu dhe padyshim falas. Sigurisht që rritja e këtij shërbimi falas na ka bërë që ne të arrijmë të mbulojmë sot rreth 70% të rasteve që ndodhin në vend me këtë lloj ndërhyrjeje, të kryera në QSUT, të kryera në spitalin “Shefqet Ndroqi” apo të financuar me paratë publike edhe në 5 spitale private me të cilët jemi të kontraktuar” – tha Beqaj.

Sipas kreut të shëndetësisë, funksionimi pa ndërprerje i Shërbimit të Hemodinamikës është një premtim i mbajtur i qeverisë duke garantuar një shërbim më të mirë shëndetësor për qytetarët, turistët por edhe investitorët e huaj.

Të dhënat nga Shërbimi i Hemodinamikës tregojnë se numrin më të madh të ekzaminimeve e ka Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, etj.

Next Post

Zyrtare, zgjedhjet në Maqedoni më 5 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com