• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urgjenca, EKG e zemrës do kryhet dhe në autoambulanca

by Java News
23/11/2016 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 janari i gjithë personeli shëndetësor që shërben pranë urgjencave do të jetë i trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi shëndetësor. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka nisur procesin e trajnimit për të gjithë mjekët, infermierët, koordinatorët si dhe shoferët e autoambulancave nga e gjithë Shqipëria, në kuadër të riorganizimit të këtij sistemi.

Trajnimi i bluzave të bardha ka nisur me seancën e parë e cila kishte për qëllim njohjen e defibrilatorit një pajisje ekzaminuese dhe dëshpëtuese, e cila është e vendosur në 20 autoambulanca në të gjithë vendin. Kjo pajisje mjekësore bën të mundur kryerjen e EKG-së, njohjen e infarktit të miokardit si dhe kryerjen e goditjes elektrike si dhe përdorimi i terapisë elektrike nëpërmjet këtij monitori në rastet e aritmive për pacientët me çrregullime kardiake.

Një risi tjetër është edhe ofrimi i ndihmës mjekësore që në momentin e parë të kontaktit të pacientit dhe jo më në spital ashtu sikurse ka ndodhur deri më tani. “Deri më tani ndihma mjekësore jepej vetëm në spital, duke filluar nga sot ajo do të jepet edhe në terren, do të jepet në shtëpi, do të jepet në rrugë, do të jepet aty ku ndodh ngjarja. Nga ana tjetër informacioni do të merret në kohë reale dhe do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës dhe do të shpërndahet po në kohë të shpejtë në rrethin ku kërkohet ndihma e ekipit të urgjencës. Do të jetë autoambulanca e cila është më afër pacientit që do të shkojë direkt në vendin e ngjarjes”, ka pohuar mjeku Edison Ndreka.

Sipas tij, në bazë të përcaktimit të kodit të urgjencës do të vendoset se si do veprohet me ofrimin e shërbimit shëndetësor, në rastet kur ajo do të filloë të jepet që në terren apo do të ndiqen shkallët e tjera.

Riorganizimi i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore ka sjellë edhe një rritje të numrit të personelit shëndetësor në të gjithë vendin, bazuar kjo në nevojat dhe kërkesat që ka pasur çdo qark. “Ndryshimet e bëra në sistemin e Urgjencës Mjekësore kanë sjellë një shtim të numrit të personelit sipas nevojave të paraqitura. Por duke plotësuar edhe hallkat e tjera që ka të nevojshme ky system, në tashmë kemi nisur trajnimin e ekipeve mjekësore pranë Qendrës së Trajnimeve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore. Në këtë trajnim janë përfshirë shoferët e autoambulancave të cilët tani unë do I quaj personat e dhënies së ndihmës së parë, pasi ata janë në gjendje të bëjnë rianimacionin kardio-polmunar, të dinë si bëhen shtypjet e gjoksit, si bëhet frymëmarrja por të njohin edhe aparaturën e defibrilatorit. Pra, tashmë ata do të jenë pjesë e ekipit mjekësor për ofrimin e shërbimit”, ka pohuar Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore.

Sipas tij, e njëjta për gatitje duhet të jetë edhe për ekipet mjekësore që shërbejnë pranë urgjencave në spitale, pasi edhe ata përballen me të njëjtat raste kur pacienti transportohet nga familjarët e tyre. Por ku ndryshon sistemi i ri i Urgjencës Mjekësore në krahasim me atë që ka funksionuar deri më tani.

Sipas mjekëve kryesore është shtimi në numër i autoambulancave, kompletimi i tyre me medikamente dhe aparatura si dhe vendosja e defibrilatorëve multifunksionalë të cilët do të ndikojnë në përmirësimin e dhënies së shërbimit mjekësor. Po kështu risi tjetër është shpërndarja e autoambulancave në disa pika të ndryshme në mënyrë që ato të jenë sa më pranë rasteve të urgjencës dhe jo grumbullimi i tyre në një pikë të vetme siç ka qenë deri më sot.

Po kështu, trajnimi i ekipeve mjekësore për dhënien e ndihmës së parë është një tjetër risi. Deri dje, këto ekipe nuk ishin të trajnuara dhe specializuara për ofrimin e këtij shërbimi. Në javët e ardhshme pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore do të organizohen të tjera trajnime për personelin.

ma.me

Next Post
Fuqizimi i pozicionit të grave në punë,Bashkia kontratë me 11 kompani

Fuqizimi i pozicionit të grave në punë,Bashkia kontratë me 11 kompani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In