• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhri që po përplas inxhinierët

by A R
21/06/2024 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aurora Sulçe

Në një kohë kur ndërtimi është shndërruar vitet e fundit në sektorin që po mban në këmbë ekonominë, profesionistët e kësaj fushe janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre, lidhur me mënyrën sesi duhet të funksionojë dhe të rregullohet profesioni i inxhinierit.

“Molle sherri është bere një projektligj i dorëzuar në kuvendin e Shqipërisë që në vitin 2022 dhe që ka të bëjë me ngritjen e urdhrit të inxhinierit. Drafti ka nisur të shqyrtohet në komisionet parlamentare, me objektivin për t’u miratuar brenda kësaj legjislature. Një projektligj që po kundërshtohet ashpër dhe po has në ndasi brenda vetë gjirit të inxhiniereve, ende pa iu nënshtruar provës së kartonëve”.

Por çfarë ka ndodhur realisht?

Ligji për profesionet e rregulluara, i vitit 2009 parashikonte ngritjen e urdhrave për disa profesione, mes tyre edhe atij të inxhinierit dhe arkitektit. Mirëpo, ndërsa urdhrat e profesioneve të tjerë, si ai i mjekut, dentistit, avokatit etj, janë ngritur, 15 vite më pas urdhri i inxhinierit dhe arkitektit ende jo. Një boshllëk ligjor, që sipas nismëtarëve të projektligjit, të futur tashmë në kalendat e kuvendit, duhet të mbushet në mënyrë që profesioni i inxhinierit të jetë i rregulluar ligjërisht.

Ky është argument i parë që jepet nga hartuesit e draftit, që ka nisur të diskutohet që në vitin 2019, por që u dorëzua në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2022 nga deputetja socialiste, Luljeta Bozo, me profesion inxhiniere ndërtimi.

Mirëpo, inxhinieret e pozicionuar tashmë kundër projektligjit shpjegojnë se një draft i tillë është i panevojshëm.

Aktualisht, për të ushtruar profesionin, një inxhinier që ka mbaruar studimet e larta në këtë degë, duhet të pajisjet me licencë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Projektligji synon që të heqë sistemin e licencave dhe ta zëvendësojë atë me leje që do të jepen nga urdhri i inxhinierit.

Akuza më e fortë që i bëhet draftit dhe hartuesve të tij është kapja e profesionit të inxhinierit, me qëllim përfitimet nga një grup njerëzish që e dinë rëndësinë e këtij profesioni dhe ndikimin që ndërtimi ka në ekonominë shqiptare.

Ndërtimi është shndërruar vitet e fundit në një ndër burimet kryesore të gjenerimit të rritjes ekonomike, së bashku me pasuritë e patundshme, një industri e lidhur me të dhe turizmin.

Urdhri që po përplas inxhinierët

Kontributi i këtij sektori në prodhimin e brendshëm bruto ka qenë i konsiderueshëm vitet e fundit, për shkak të përqendrimit të investimeve publike në projekte të shumta infrastrukturore, por edhe investimeve private, kryesisht në ndërtimin e apartamenteve për banim.

Urdhri që po përplas inxhinierët

Rrjedhimisht, ndërtimi ka qenë një ndër sektorët me peshë të konsiderueshme edhe në krijimin e vendeve të punës dhe kontributit në buxhetin e shtetit nëpërmjet pagesës se taksave.

Urdhri që po përplas inxhinierët

Inxhinieret që kundërshtojnë ngritjen e Urdhrit pretendojnë se gjithçka bëhet për të pasur akses në prokurimet publike, një akuzë që hidhet poshtë nga nismëtarët. Sipas tyre, urdhri do të funksionojë si një ent publik kombëtar, jofitimprurës.

Por si është i rregulluar profesioni i inxhinierit në vendet e tjera? Praktikat janë të ndryshme. Ka vende që e kanë një urdhër të tillë dhe të tjerë, ku një organizim i tillë nuk ekziston. Projektligji që po shqyrtohet sot në Kuvend ka si bazë modelin e Italisë dhe Holandës.

Për inxhinierët e pozicionuar kundër, projektligji bie ndesh edhe me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian dhe më shumë konventa dhe rezoluta te BE-se, çka do të pengojë integrimin.

Nismëtarët e krijimit të urdhrit të inxhinierit shpjegojnë se kjo strukturë do të japë garanci për qytetarët, pasi do të certifikohen inxhinieret e vërtetë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi për ndërtimet që do të bëjnë. Për deputeten Luljeta Bozo, ky është vetëm një ndër përfitimet e shumta të draftit.

Urdhri i inxhinierit, sipas projektligjit që po shqyrtohet tashmë parashikon edhe dhënien e trajnimeve për inxhinierët, me qellim përditësimin e njohurive te tyre, por edhe në këtë pikë, palët te pozicionuara tashmë përballë njëra- tjetrës kanë kundërshti.

Por drafti që i propozohet sot parlamentit nuk është iniciativa e vetme e këtij lloji.

Në vite ka pasur disa nisma për krijimin e urdhrit të inxhinierit, të cilat nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur, as në nivel teknik dhe as politik dhe si rrjedhim, nuk janë konkretizuar.

Urdhri që po përplas inxhinierët

Por edhe projektligji aktual u bë vite që zvarritët në sirtarët e komisioneve parlamentare. Sipas deputetes Luljeta Bozo, miratimi i urdhrit nga parlamenti pritet të bëhet brenda kësaj legjislature.

Askush nuk ka siguri se parlamenti do ta miratoje ngritjen e urdhrit të inxhinierit. Ministritë kanë bërë vërejtjet e tyre, një pjesë e inxhinierëve tashmë janë qartazi kundër, me deklarata publike dhe shkresa të dorëzuara zyrtarisht pranë komisioneve ku po bëhet diskutimi i projektligjit.

Teknikët kanë folur, tani është radha e politikës të vendosë. Një vendim që sido që të jetë, nuk do t’i kënaqë të gjithë dhe as me pak t’i bashkojë.

Next Post
Dinastitë e Lalzit: “Vanity Fair” e elitës cipëplasur që “rrëzoi” komunizmin

Dinastitë e Lalzit: “Vanity Fair” e elitës cipëplasur që “rrëzoi” komunizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In